Uji Dea

Tentativë grabitjeje në Viti, tre persona të armatosur hyjnë në shtëpi dhe kërcënojnë një grua

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Një grua është bërë viktimë e një tentative grabitjeje në Viti, pasi tre persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe, nën kërcënimin e armëve, kanë kërkuar para.

Sipas raportimit në polici, të dyshuarit jo vetëm që e kanë kërcënuar viktimën me armë, por dyshohet se edhe e kanë sulmuar fizikisht gjatë incidentit.

Pas ngjarjes, tre personat janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Uji Dea

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa aktualisht nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e të dyshuarve apo motivet e ngjarjes.

Rasti po trajtohet si “Grabitje në tentativë”, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.