Fundamenti

Haliti pret drejtorin e OSBE-së në Gjilan, në fokus zhvillimi komunal dhe integrimi i komuniteteve

/ 2 minuta lexim

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Gjilan, Igli Totozani, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet komunale, bashkëpunimin institucional dhe çështjet me interes për qytetarët.

Gjatë takimit, kryetari Haliti e falënderoi Totozanin për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të sinqertë ndërmjet Komunës së Vitisë dhe OSBE-së, duke theksuar rëndësinë e koordinimit institucional në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Haliti e njoftoi delegacionin për zhvillimet e përgjithshme në komunë, projektet e realizuara në fusha të ndryshme, si dhe sfidat me të cilat përballet pushteti lokal, përfshirë vështirësitë që lidhen me zbatimin e kontratës kolektive.

Shkolla e Mjekesise - UBT

Një pjesë e veçantë e diskutimeve iu kushtua angazhimit të institucioneve komunale për integrimin e të gjitha komuniteteve dhe krijimit të mundësive për bashkëpunim e përfshirje të barabartë në jetën institucionale dhe shoqërore.

Kryetari Haliti foli gjithashtu për bashkëpunimin ndërkomunal me komunat e rajonit dhe partnerët nga shtetet e tjera, duke vënë në pah rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe zhvillimit të iniciativave të përbashkëta.

Nga ana e tij, drejtori i Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, Igli Totozani, prezantoi punën dhe misionin e organizatës, ndërsa falënderoi kryetarin Haliti dhe Komunën e Vitisë për bashkëpunimin e deritanishëm.

Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit institucional, me fokus trajtimin e çështjeve të ndryshme që ndikojnë në jetën e qytetarëve të Vitisë dhe avancimin e komunikimit ndërmjet institucioneve lokale dhe organizatave ndërkombëtare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.