Eko Higjiena

Vdekja të balsamoset në një mijë gjuhë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Poezi nga Ramadan Mehmeti (Mikut tim, Beqir Musliut në tridhjetë vjetorin e kalimit në amshim)

“Secili e ka një ferr që ka për ta dashuruar
Para zjarrit t’vdekur hiri ka për ta himnuar”,
Se heshtja na i numëron ornamentet midis fytyre,
Pallat – dhembja, dhomat e gjakut shtohen tmerr.

Kali i varreve duke buzëqeshur e qarë hingëllime
Të përndoqi deri në breg, të mati e aty të la.
Bregu humbi nga sytë, nuk dihet ku mbeti, pse, si?
Papritmas varrosi hijen time nga trishtimi.

ARKATANA

Madje dhe nata erdhi si hije gjarpri, pa u dukur disi,
Në kupë derdhi gëzim-verbëri, ta përgatiti amshimin.
Thneglat nëpër ahengje ta recituan korin e mërzisë,
Në vend të vajtimit, në vend, vdekja plasi nga inati.

Tani po dënes nata, ç’ndodhi? U kthye në tavernë.
As shtojzovallet nuk flenë në mesditë, as orë s’ka,
S’e lënë klithmat e artit të marrëzisë muza të pëllet,
Formula e vdekjes “të balsamoset në një mijë gjuhë”?