United Hospital

Lumturije Shabani nderohet me çmimin “Solokëngëtarja më e mirë”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në mbrëmjen solemne “Më të Mirët e Vitit”, të organizuar nga Komuna e Gjilanit dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, nën udhëheqjen e drejtorit Kushtrim Zeqiri, këngëtarja Lumturije Shabani u nderua me çmimin “Solokëngëtarja më e mirë”, një vlerësim i rëndësishëm për angazhimin dhe suksesin e saj artistik.

Në një reagim plot emocion, Shabani shprehu mirënjohjen e saj të thellë ndaj jurisë përzgjedhëse, duke veçuar me respekt profesorin e saj të parë të këndimit, Hekuran Bllaca, i cili ishte pjesë e jurisë. Ajo falënderoi po ashtu Ansamblin “Gjilani”, nën drejtimin e Afrim Hazirit, me të cilin ka ndarë një pjesë të rëndësishme të paraqitjeve dhe rrugëtimit të saj artistik.

HW

“Ky çmim është motivim i madh dhe dëshmi se puna, përkushtimi dhe dashuria për artin gjithmonë vlerësohen. Në pamundësi t’i përmend të gjithë një nga një, falënderoj nga zemra secilin që më ka mbështetur, më ka qëndruar pranë dhe ka besuar në mua,” ka shkruar Shabani.

Ky vlerësim e konfirmon Lumturije Shabanin si një nga zërat më të spikatur të skenës muzikore lokale, duke i dhënë hov të ri rrugëtimit të saj artistik dhe duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes si një emër i rëndësishëm i kulturës muzikore në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.