MSA-ja, sivjet na pret dështimi
Në një raportim të bërë rreth vlerësimit për 6-mujorin e parë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, publikuar ditë më parë, është konstatuar se Qeveria ka ngecur shumë me realizimin e planit për MSA-në gjatë këtij viti të parë, pasi në 6-mujorin e parë realizoi vetëm 27 për qind të detyrave.
Nëse institucionet e Kosovës vazhdojnë të punojnë me këtë ritëm, do të jetë shumë i vështirë zbatimi i MSAsë brenda aftave kohore të përcaktuara dhe do të rezultojë në ngecje rrugës së Kosovës drejt integrimit Evropian,raporton Gazeta Kosova Sot
Në një raportim të bërë rreth vlerësimit për 6-mujorin e parë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, publikuar ditë më parë, është konstatuar se Qeveria ka ngecur shumë me realizimin e planit për MSA-në gjatë këtij viti të parë, pasi në 6-mujorin e parë realizoi vetëm 27 për qind të detyrave. Tani, mbi bazën e kësaj analize të parë, sipas analistëve politikë, është shumë e pritshme që të përmbyllet i gjithë viti me ngecje serioze në këtë proces, kurse pasojat do të barten edhe gjatë vitit vijues.
Albana Merja, analiste e integrimeve evropiane nga Grupi për Studime Juridike dhe Politika, e kontaktuar nga gazeta, ka piketuar fushat kryesore dhe përmasat e vonesës në këtë proces, pa sinjale që ato mund të pësojnë ndryshime pozitive në muajt në vijim.”Të dhënat nga monitorimi dhe vlerësimi i Grupit për Studime Politike dhe Juridike tregojnë se gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2016 janë realizuar vetëm 1/3 e obligimeve që rrjedhin nga MSA-ja dhe që janë planifikuar për t’u realizuar gjatë 2016. Gjithashtu nga monitorimi i kryer rezulton se aftësia e institucioneve për të hartuar bazamentin ligjor në linjë me ‘Acqui’ mbetet e ulët. Kjo është reflektuar posaçërisht në dështimin e miratimit të ligjeve, nga agjenda e paraparë legjislative. Konkretisht për këtë gjashtëmujor janë miratuar me pak se gjysma e ligjeve të planifikuara. Mungon bashkëpunimi proaktiv ndërinstitucional. Përgjatë mbledhjes së informatave, GSJP-ja ka vërejtur se ndërmjet disa prej institucioneve të cilat ishin paraparë të bashkërendonin aktivitetet e tyre nuk ka pasur asnjë lloj bashkëpunimi. Kjo është reflektuar në dështimin për të përmbushur objektiva që kërkonin punë nga dy apo më shumë institucione”, tha Merja
Papërgjegjshmëri qeveritare Ariana Qosja-Mustafa, nga instituti KIPRED, thotë se refleksionet negative në përmbushjen e detyrave që dalin nga ky dokument kanë të bëjnë kryesisht me mospërgatitjen e mjaftueshme të shtetit të Kosovës për zbatimin e kësaj marrëveshje që kryesisht i referohet tregut të lirë. “MSA-ja si marrëveshje është një marrëveshje që duhet të krijojë mundësi dhe e përafron Kosovën me BE-në në tregti të lirë, por që njëkohësisht prek edhe fushat e bashkëpunimit rajonal, si dhe drejtësisë, rendit dhe sundimit të ligjit. Tani çdo lloj vonese, sikur është edhe ky zbatimi minimal i vetëm 27% i planit të veprimit të Qeverisë për MSAnë, siç po tregohet nga monitorimet e fundit nga shoqëria civile, nuk na i shkon assesi për shtati Kosovës për avancim të shpejtë në këtë proces. Kosova edhe ashtu po mbetet mbrapa nëse e shikojmë në krahasim me krejt shtetet në rajon, edhe për faktin se shumë është vonuar në nënshkrimin e MSA-së, e që edhe ky është një element shtesë që e ka shtyrë periudhën e zbatimit të saj”, u shpreh ajo. “Nëse e shikojmë me kohën e vonuar, jemi mbrapa vetëm në nënshkrimin e MSAsë, diku përafërsisht një dekadë mbrapa me shtetet e tjera rajonale, që tani kanë arritur të jenë edhe shtete kandidate për anëtarësim në BE. Edhe pse procesi i zbatimit të MSA-së nuk është i njëjtë me procesin e anëtarësimit, zbatimi i kësaj marrëveshje është i rëndësisë së veçantë për ta përafruar Kosovën me BE-në. MSA-ja krijon parakushtet e nevojshme për reformën që duhet të kalojmë si shtet për t’u përafruar me BE-në”, tha QosjaMustafa për “Kosova Sot”. Ajo pa pohuar se vazhdimi me vonesa të tilla, sikur që është ajo e pjesës dërmuese të planit të veprimit për këtë vit, do të jetë argumenti më i mirë që flet se sa e papërgatitur dhe e papërgjegjshme është kjo klasë politike qeverisëse që të ballafaqohet me procese të tilla serioze për vendin. /Kosova Sot/

