Mustafa i PDK-së: Nuk jemi pro zgjedhjeve, por as nuk frikësohemi nga to
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, tha se subjekti politik ku ai bën pjesë nuk janë pro zgjedhjeve, por as nuk frikësohen prej tyre.
“Nëse zgjedhjet vijnë, sigurisht që do t’i përgjigjemi me kapacitetin e plotë… frikë nuk ka as për zgjedhje”, tha ai.
Mustafa tha se duhet të ketë një emër për president. Duke folur për propozimin e Bekim Sejdiut, tha se emri i tij ishte produkt i marrëveshjes LDK-LVV, e që i njëjti është tërhequr nga kjo kandidaturë.
Derisa, kur u pyet se a mundet të dalë një emër për president nga një marrëveshje LVV-PDK:
“Mundet me dalë ndonjë emër”, u shpreh ai. /rtv21


