Zharku porositë vetura me qera
Ministrisë së Infrastrukturës, e udhëhequr nga Lutfi Zharku, nuk po i mjaftojnë mbi 100 vetura që i ka në dispozicion.
Ky institucion ka porositur vetura të reja, të cilat do t’i marrë me qera, e që do t’i kushtojnë plot 80 mijë euro, shkruan Gazeta Fjala.
Në njoftimin për kontratë në KRPP nuk jipen shumë detaje për këtë model të pajisjes me vetura, i panjohur deri më tani tek institucionet.
Por sekretari i kësaj ministrie, Xhelil Bekteshi, ka sqaruar për Gazetën Fjala, se marrja me qera e veturave është model më i ri i propozuar nga Ministria e Administratës Publike, me qëllim të kursimit të mjeteve financiare.
Ai ka thënë se në këtë rast ministria ka dashur të kursejë para dhe të mos blejë vetura. Bekteshi këtë tender e ka arsyetur me vjetërsinë e veturave ekzistuese.
Diku kostoja vjetore e mirëmbajtjes se mbi 100 veturave kësaj ministrie i kushton 150 mijë euro.
‘Kjo kërkesë ka ardhë nga departamentet e ministrisë pasi veturat e vjetra janë amortizu. Kemi shumë punë në terren dhe kemi dashur të kursejmë para duke i marrë me qera’, ka thenë Bekteshi.
Për me tepër ai ka shtuar se këtë model duhet ta ndjekin edhe institucionet tjera publike. /Gazeta Fjala/


