UBT - Kosove

Janina Ymeri kërkon përgjigje zyrtare për vonesat në pagesat direkte për fermerët

/ 2 minuta lexim

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka bërë të ditur se i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural lidhur me pagesat direkte për vitin 2026.

“Për informim, sot kam nisur një letër kërkesë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në lidhje me pagesat direkte 2026.Kjo çështje pra fakti që ende nuk janë paguar fermerët tanimë në muajin tetor vjen nga ankesat e fermerëve, për çfarë e pash të arsyeshme të marr edhe një përgjigje zyrtare” shkroi ajo.

Në një postim në Facebook, Ymeri ka thënë se kërkesën e ka bërë pas ankesave të fermerëve, të cilët ende nuk janë paguar edhe pse ka hyrë muaji tetor.

UBT - Kosove

Ajo ka kritikuar Ministrinë për mungesën e përgjigjeve, duke theksuar se heshtja nuk është zgjidhje për një çështje kaq të rëndësishme.

Ymeri ka paralajmëruar gjithashtu se çështjen e informatave për grurin serb do ta rikthejë në Kuvendin e Kosovës përmes seancave parlamentare, nëse nuk merret parasysh paralajmërimi i Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

“Shpresoj që stafi i Ministrisë përveç ministrit Armend Muja është në dijeni që heshtja, mos-përgjigja nuk është zgjidhje sidomos për këtë çështje kaq të rëndësishme.Sa për fshehjen e informatave për grurin serb, në rast se nuk merret parasysh as paralajmërimi nga AIP, tema do rikthehet me anë seancave në Kuvendin e Kosovës” tha ymeri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.