Mobicasa

Në Preshevë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore

/ 4 minuta lexim

Kuvendi Zgjedhor shënon një etapë të re për Shoqatën, me synimin që trashëgimia kulturore të ruhet, të studiohet dhe t’u përcillet brezave të ardhshëm si pjesë e rëndësishme e kujtesës dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore (SHTKK) e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, gjatë të cilit janë zgjedhur organet drejtuese për mandatin e ardhshëm dhe janë shqyrtuar çështje me rëndësi për zhvillimin e veprimtarisë shkencore e kulturore të Shoqatës.

Kuvendi u mbajt në amfiteatrin e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, më 17 tetor, duke filluar nga ora 12:00. Punimet i hapi kryetari i Kuvendit të Shoqatës, Dr. Sc. Shpëtim Memishi, i cili përshëndeti të pranishmit dhe paraqiti propozimin për rendin e ditës, të miratuar më pas me aklamacion.

Uje Dea

Xhemaledin Salihut, rizgjidhet kryetar i Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore (SHTKK) – Preshevë edhe për një mandat të ri katërvjeçar. Me propozimin e Xhemaledin Salihut, Dr. Sc. Shpëtim Memishi u rizgjodh kryetar i Kuvendit të SHTKK-së për një mandat të ri katërvjeçar. Rizgjedhja e tij shënon vazhdimin e angazhimit në drejtimin e punimeve të Kuvendit dhe në mbështetjen e misionit të Shoqatës në fushën e trashëgimisë, kulturës dhe kërkimit shkencor.

Në vijim të punimeve, Kuvendi shqyrtoi propozimin për përbërjen e re të Këshillit Drejtues dhe të udhëheqësisë së Shoqatës. Përbërja e propozuar u miratua me aklamacion dhe në mënyrë unanime.

Sipas vendimit të Kuvendit, udhëheqësia e re përbëhet nga: Xhemaledin Salihu – kryetar; Shpëtim Memishi – kryetar i kuvendit, Sevdail Hyseni – nënkryetar; Remzije Jusufi Rexhepi – sekretare; Metali Krasniqi – anëtar; Teuta Mehmeti – anëtare; Xhemaludin Rexhepi – anëtar, Agim Arifi – anëtar; Limon Kadriu – anëtar; Edon Agushi – anëtar; Frashnjit Duraku – anëtar; Sami Agushi – anëtar; Bashkim Jusufi – anëtar; Sejhane Mehmeti – anëtare dhe Selami Mustafa – anëtar.

Kuvendi vlerësoi rëndësinë e vazhdimit dhe forcimit të veprimtarisë së SHTKK-së, me synim ruajtjen, studimin dhe promovimin e trashëgimisë historike e kulturore shqiptare, si dhe nxitjen e krijimtarisë dhe të kërkimit shkencor në Luginën e Preshevës dhe më gjerë.

Në fokus konferenca shkencore e 23–25 tetorit

Një nga çështjet kryesore të trajtuara gjatë Kuvendit ishte organizimi i konferencës shkencore me temën “Studiuesit e huaj për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe viseve të tjera shqiptare”, e planifikuar të mbahet më 23, 24 dhe 25 tetor 2026.

Gjatë diskutimeve u shqyrtuan përgatitjet për realizimin e këtij aktiviteti, si dhe detyrat e anëtarëve të Këshillit Organizativ, me qëllim që konferenca të zhvillohet në nivelin e duhur shkencor dhe organizativ.

Kryetari i Shoqatës, Xhemaledin Salihu, bëri të ditur se përgatitjet janë drejt përfundimit dhe shprehu besimin se konferenca do të realizohet me sukses.

Ky aktivitet synon të vërë në pah kontributin e studiuesve të huaj në dokumentimin dhe studimin e historisë, kulturës dhe trashëgimisë së shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe të viseve të tjera shqiptare. Njëkohësisht, ai përbën një mundësi për shkëmbimin e njohurive dhe për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kërkimit shkencor.

Angazhim i ri për trashëgiminë kulturore shqiptare

Pas rizgjedhjes, Dr. Sc. Shpëtim Memishi shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë nga anëtarët e Kuvendit, duke e cilësuar mandatin e ri si përgjegjësi institucionale dhe motiv shtesë për vazhdimin e angazhimit në shërbim të Shoqatës.

Ai falënderoi anëtarët për mbështetjen dhe bashkëpunimin, ndërsa ritheksoi përkushtimin për forcimin e veprimtarisë së SHTKK-së dhe mbështetjen e iniciativave shkencore e kulturore.
Me zgjedhjen e udhëheqësisë së re dhe me përgatitjet për konferencën shkencore, SHTKK-ja synon të vazhdojë misionin e saj në ruajtjen, studimin dhe promovimin e trashëgimisë shqiptare, duke i dhënë rëndësi të veçantë dokumentimit të historisë dhe pasurisë kulturore të Luginës së Preshevës.

Kuvendi Zgjedhor shënon një etapë të re për Shoqatën, me synimin që trashëgimia kulturore të ruhet, të studiohet dhe t’u përcillet brezave të ardhshëm si pjesë e rëndësishme e kujtesës dhe identitetit kombëtar shqiptar./Sevdail Hyseni/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.