Fundamenti

Autoriteti i kapur, në shërbim të oligarkëve

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Analistët e ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve kanë bërë një sërë kritikash në adresë të drejtuesve aktualë të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, që është rifunksionalizuar nga mesi i këtij viti pas një pauze dyvjeçare në punën e tyre. Sipas njohësve të kësaj fushe, për momentin mbetet mister se çfarë ka bërë deri më tash Autoriteti i Konkurrencës që nga rifunksionalizimi i tij.

Militantët në bord e përkeqësojnë gjendjen.

“Ky jofunksionalitet u pa se u ka shërbyer klasës në pushtet, që të realizojnë interesat e tyre, qoftë tek privatizimi, qoftë tek marrëveshjet e ndaluara dhe tek krijimi i monopoleve dhe të vazhdimit të zhvatjes së qytetarëve dhe bizneseve me norma të larta të interesit, shoqatës së sigurimeve, fiskalizimit të papërfunduar”, thotë prof. Osman Ejupi, raporton Gazeta Kosova Sot

Analistët e ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve kanë bërë një sërë kritikash në adresë të drejtuesve aktualë të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, që është rifunksionalizuar nga mesi i këtij viti pas një pauze dyvjeçare në punën e tyre. Sipas njohësve të kësaj fushe, për momentin mbetet mister se çfarë ka bërë deri më tash Autoriteti i Konkurrencës që nga rifunksionalizimi i tij.

ARKATANA

Analistët thonë publikisht se nuk dihet nëse deri më tash ky autoritet ka luftuar monopolet apo është deklaruar për diçka të tillë. Kredibiliteti i këtij autoriteti, sipas tyre, nuk bëhet duke heshtur, por duke qenë i zëshëm për shkeljen e konkurrencës në biznes.

Eksperti i ekonomisë në fushën e integrimeve evropiane, Ardi Nokaj, tha për “Kosova Sot” se ka vërejte shumë të mëdha në punën e deritashme të përbërjes së re të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, duke i akuzuar drejtuesit e tyre dhe bordin haptazi se ata nuk kanë bërë gati asgjë deri më tash që nga rifunksionalizimi i tij.

Me heshtje nuk zgjidhen problemet e biznesit Nokaj tha se e keqja më e madhe e tyre është se ata po vlerësojnë se përbërja e këtij bordi po e nis për të parën herë punën e tyre e jo se ata janë një kontinuitet i një institucioni, që ka qenë aktiv deri dy vite më parë në Kosovë. “Nga përbërja e këtij autoriteti veç një prononcimi të shkurtër që e ka dhënë nënkryetari i Autoritetit, Ahmet Krasniqi, që ka premtuar punë dhe angazhim në luftimin e të gjitha të këqijave, që janë kundër ekonomisë së lirë të tregut, të tjerët asnjëherë nga ky bord e madje as kryesuesi i tij nuk janë deklaruar publikisht për ndonjërën nga mediet dhe nuk dihet nëse deri më tash ky autoritet ka nisur me punën e tyre për të luftuar monopolet, që janë krijuar pas luftës në ekonominë tonë e veçanërisht ato që janë krijuar në kohën e dy qeverive të fundit, përkatësisht se a janë deklaruar për diçka të tillë”, u shpreh ai. Sipas analistit Nokaj, kredibiliteti i këtij autoriteti nuk bëhet duke heshtur, por duke qenë i zëshëm për shkeljen e konkurrencës në biznes. “Nuk pres që puna e këtij autoriteti të jetë efikase në luftimin e monopoleve dhe të këqijave të tjera, që janë instaluar në ekonominë e Kosovës. Sepse të gjithë anëtarët e këtij bordi janë të deleguar dhe militantë partiakë të PDK-së dhe LDK-së, që janë pjesë e koalicionit të tashëm qeverisës dhe nga ata nuk pritet që të luftojnë monopolet, që i kanë krijuar së bashku ky koalicion”, theksoi ai./kosova sot/