Pacolli : Qeveria e Kosovës po përgatit ligje të reja për pensionet
Ish- presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një statusi në “facebook”, iu ka bërë me dije qytetarëve se Qeveria e Kosovës po përgatit ligje të reja për pensionet, gjë që nuk është e drejt, pasi që sipas tij e fondi i pensioneve nuk është pronë e qeverisë, por pronë e kontribues-paguesve.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
Të dashur miq, sot kuptova se Qeveria e Kosovës po përgatit ligje të reja për të vënë dorën e saj mbi paratë e trustit të pensioneve për të “shpëtuar” buxhetin qeveritar.
Ju rikujtoj se fondi i pensioneve nuk është pronë e qeverisë, por pronë e kontribues-paguesve.
Çdo ndërhyrje në këtë fond është e papranueshme dhe do të thotë ndërhyrje në pasurinë private të qytetarëve.
Situata të tilla, ku qeveria ka grabitur qytetarët ka patur në disa raste. Nëse ndodh një gjë e tillë, unë personalisht do të padit Qeverinë për grabitje të qytetarëve./gazeta blic/


