Eko Higjiena

Kërkohet llogaridhënie për zvarritjen e ligjit për “Trepçën”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Projektligji dhe strategjia për “Trepçën” vazhdon të zvarritet. Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri së bashku me pjesëtarët e opozitës kërkojnë që sa më parë të bëhet ky projektligj.

Qela: Nëse deri më dy nëntor nuk kemi projektligj, “Trepça” shkon me automatizëm në likuidim, raporton Gazeta Kosova Sot

Projektligji dhe strategjia për “Trepçën” vazhdon të zvarritet. Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri së bashku me pjesëtarët e opozitës kërkojnë që sa më parë të bëhet ky projektligj.

Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të zëdhënësit të Qeverisë, Faton Abdullahu, se deri ku është arritur që të punohet në Projektligjin dhe Strategjinë për kombinatin “Trepça”, ai nuk ka dhënë përgjigje.

UBT

Deputeti Raif Qela u shpreh: “Jemi në mes të shtatorit dhe e dimë fare mirë se nëse deri në datën 2 nëntor nuk miratohet Projektligji dhe Strategjia për kombinatin ‘Trepça’, sipas ligjit, kombinati” Trepça ” shkon me automatizëm në likuidim”.Qela kërkon nga Qeveria që sa më shpejt ta procedojnë këtë projektligj, sepse është me interes vital për Kosovën.

Dr. Muhamet Mustafa: “Kërkesat e deputetit Raif Qela janë të arsyeshme ”

Ndërsa kryesuesi i Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, dr. Muhamet Mustafa(LDK) shprehet për “Kosova Sot’, se deputeti Qela me arsye e ka ngritur këtë çështje me rëndësi. “E di se një draft i ligjit tashmë është përgatitur nga Qeveria e Kosovës dhe në këtë rast janë eksploruar dhe hulumtuar edhe përvojat e të tjerëve në rastet sikurse që është ai i Kombinatit Trepça”, u shpreh ai. Shton se në asnjë mënyrë nuk do të ndodhë falimentimi i “Trepçës”.

Sipas Mustafës, janë edhe disa çështje që kanë një dimension të caktuar për të cilat nevojiten konsultime në mënyrë që të gjithë aktorët të bashkohen rreth këtij koncepti në mënyrë që “Trepça” mos të përdoret për çështje të ndryshme të një konflikti politik të përmasave etnike./kosova sot/