ARKATANA
/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit Z.H. Ekziston dyshimi i bazuar se në fund të vitit 2021, në kohë të pavërtetuar, në Gjilan me qëllim të rregullimit të nënshtetësisë së Republikës së Kosovës, i pandehuri Z.H. i merr nga i pandehuri A.R. shumën prej 10.000 (dhjetë mijë) euro, me qellim që të njëjtat t’ia dorëzon të akuzuarit M.D. – zyrtar në Zyrën e Gjendjes Civile në Komunën e Vitisë, ashtu që pas dhënies së tërthortë të ryshfetit i pandehuri A.R., nga i pandehuri Z.H., pranon ekstraktin e lindjes dhe certifikatën me shënimet personale të tij, e më pas aplikon dhe pajiset në mënyrë të kundërligjshme me letërnjoftim të Republikës së Kosovës.

Më këto veprime i pandehuri Z. H. dyshohet se ka kryer veprat penale “ndihma në kryerjen e veprës penale dhënia e ryshfetit”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

HW

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, gjithashtu duke i marrë për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.