Nëntë aktakuza të ngritura për kanosje, deklarim i rremë dhe vjedhje të shërbimeve
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhje e shërbimeve’’
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Kanosje dhe Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje ”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Deklarimi i rremë ”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik ”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”./rajonipress/


