Mobi Casa

Ndarje (Prozë poetike)

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Natë, dhembje dhe fjalë. Fjalë që eksplodojnë. Fjalë që vrasin hapësirën mes nesh, fjalë të egra, që nuk kanë vend në zemër, fjalë që mbysin takimin. Ajri ngihet mes nesh, sytë bëhen gurra zanash.

Mali ndahet përmes, humb. Zogjtë në fluturim pëlcasin. Vetëm Barka e Noes në ujin e tërbuar të dhembjes rrëshqet, humb pas valës së pabesimit. Vetëm ëndrrat në natën që dendësohet, që zhvesh dhëmbët dhe të ndjek të të zhduk pa gjurmë. Ikën nga ti ajo që të mban gjallë. Dridhesh.
Në prushin e shpirtit digjet ura.

ARKATANA

Unë në këtë breg, ajo në tjetrin. Në mes lumi i pikëllimit rrjedh i tërbuar. E nata të rrëmben në kthetrat e veta, vret fjalët dhe hapësirën dhe mbetemi pa ajër, pa sy, pa ëndrrat. Dëgjohen vetëm copëza të urës e shpirtit tek bien në ujë e ikin, ikin, ikin…

Ramadan Mehmeti