Eko Higjiena

Policia e Kosovës arreston një person për kontrabandim me mallra nga Serbia në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, sektori në Gjilan(DHKEK), në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, pas veprimeve hetimore, sot më datë 27.02.2023, ka arrestuar të dyshuarin F.V., (1969), nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘kontrabandim me mallra’.

I dyshuari në periudhën kohore 2019-2020, dyshohet se ka qenë i përfshirë në aktivitetin e kontrabandimit të mallrave, konkretisht transportimin ilegal të gjedheve nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës, nëpërmjet brezit kufitar (zona e Karaçevës), duke vepruar në kundërshtim me ligjet në fuqi.

HW

I dyshuari, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës është intervistuar në NJHRKEK në Gjilan, në cilësinë e të dyshuarit, ku ka pranuar veprën penale për të cilën ngarkohej.


Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, i dyshuari është ndaluar për 48 orë thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.