Eko Higjiena

Mustafa: UÇK-ja arriti ta ruante pastërtinë e saj morale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit ka vlerësuar lart rolin dhe trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke veçuar edhe figurën e komandantit Zahir Pajaziti si një prej shembujve të guximit dhe vendosmërisë së luftëtarëve të UÇK-së.

Në një shkrim kushtuar UÇK-së dhe trashëgimisë së saj, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit ka theksuar se, sipas tij, organizata arriti të ruante atë që ai e konsideron si “pastërtinë morale dhe organizative”.

“UÇK-ja arriti të ruante pastërtinë e saj morale dhe organizative, duke u mbrojtur me kujdes nga çdo infiltrim armiqësor në procesin e vendimmarrjes”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka përmendur edhe vlerësimet që, sipas tij, i janë bërë UÇK-së nga analistë ndërkombëtarë, duke e cilësuar atë si një prej formacioneve kryengritëse më të suksesshme në historinë moderne.

Fundamenti

“Analistët ndërkombëtarë e kanë cilësuar UÇK-në si një nga formacionet më të suksesshme kryengritëse në historinë moderne”, thuhet në shkrimin e tij.Mustafa ka vlerësuar gjithashtu vendosmërinë e udhëheqësve të UÇK-së, të cilët, sipas tij, besuan deri në fund në fitoren dhe lirinë e Kosovës.

“Udhëheqësit e saj besuan deri në fund te fitorja dhe liria”, ka theksuar ai.Në veçanti, “Remi” është ndalur te komandanti Zahir Pajaziti, një prej figurave të rëndësishme të fazës së hershme të organizimit të UÇK-së. Pajaziti ra më

31 janar 1997 dhe në literaturën historike është përshkruar si një prej ideatorëve dhe organizatorëve të hershëm të formacionit çlirimtar.

“Komandanti Zahir Pajaziti qëndron si shembull i heroit që mposhti frikën për t’i dhënë guxim një kombi të tërë”, ka shkruar Rrustem Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.