HW

Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Njësia e Hetimeve Rajonale, përkatësisht Ekipi i Krimeve Kibernetike në Gjilan, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, me datën 08.12.2025 ka iniciuar veprime fillestare hetimore lidhur me një rast të dyshimit të veprës penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulese ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave bankare apo kreditit”.

Gjatë zhvillimit të procedurave hetimore janë siguruar prova të besueshme se dy të dyshuar të mitur për një periudhe kohore, dyshohet se përmes mashtrimit kanë keqpërdorur të dhëna bankare të disa qytetarëve me qëllim përfitimi material të kundërligjshëm.

FIDANISHTJA

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit sot me datën 11.12.2025, janë kryer kontrolle në dy lokacione të ndara, ku gjatë kontrollit janë siguruar prova përmes të cilave është forcuar baza e dyshimit se të dy të dyshuarit kanë kryer veprat penale ‘’Lëshimi i çeqeve pa mbulese ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave bankare apo kreditit”, ‘’Mashtrimi”, dhe ‘’Shpërdorimi i pasurisë”.

Të dy të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Me vendim të Prokurorit të Shtetit të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 24 orë njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.