Hidromorava

Mbahen dëgjime publike për planifikim të buxhetit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Me kërkesë të disa grave nga fshati Hogosht dhe Koretin, Drejtoria e Buxhetit dhe Financave dhe Grupi i Grave të Kamenicës ka organizuar një takim me disa gra për planifikim të buxhetit.

Kërkesat e tyre ishin të organizohen aftësime profesionale si në: Rrobaqepësi, floktari dhe mundësia e hapjes së ndonjë punëtorie nga Komuna së bashku me donatorë të mundshëm.

Drejtoria e Buxhetit dhe Financave ka mbajtur dëgjimin publik edhe me banorë të fshatit Koretin.

Mobi Casa

Në këtë takim pjesëmarrësit adresuan disa kërkesa të tyre që kanë të bëjnë me lokalitetin e tyre si: Mundësia e hapjes së një çerdhe publike, organizimi i kurseve të ndryshme, asfaltimi i rrugës tek lumi i fshatit.

Drejtoresha e Buxhetit dhe zyrtarë nga komuna evidentuan kërkesat e tyre dhe në bazë të mundësive buxhetore të komunës ose nga donatorë të tjerë do të shqyrtohen mundësitë e realizimit të kërkesave të juaja./rajonipress/