Hidromorava

Ymeri: Qeveria të tregohet serioze, të krijojë mundësi të subvencionimit të energjisë elektrike

/ 3 minuta lexim
HW

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një intervistë për Ekonomia Online foli për krizën energjetike, duke shtuar se është një problem evropian dhe nuk mund të krijohen mrekulli.

Mes tjerash, ai tha se furnizimi me energji elektrike është sfidë e jashtëzakonshme jo vetëm gjatë muajve të verës por edhe dimrit, sepse kursimi i energjisë bëhet i pamundur veçanërisht kur ka temperatura të ulëta.

Mobi Casa

Sipas tij, Qeveria duhet ta marrë më seriozisht këtë gjë dhe të krijojë më shumë mundësi të subvencionimit të energjisë elektrike.“Tash kjo kriza energjetike është një problem evropian. Mendoj që në këtë fazë që jemi është vështirë të krijohen mrekulli. Qeveria mund të bëjë më shumë. Të jetë më aktive në sanimin e problemeve sepse Qeveria po reagon me vonesë. Aktualisht jemi në situatë ku janë paralajmëruar që do të ketë reduktime dhe në anën tjetër Qeveria që flet më shumë për vjedhje që bëhen në sistemin e sanimit të cilat janë problem”.“Furnizimi me energji elektrikë po del të jetë sfidë e jashtëzakonshme jo vetëm gjatë muajve të verës, por edhe dimrit dhe kursimi i energjisë bëhet i pamundur veçanërisht kur kemi temperatura të ulëta duke marrë parasysh se shumica e njerëzve në Kosovë e përdorin energjinë elektrike për ngrohje. Kërkesa për ta zëvendësuar këtë burim të ngrohje me diçka tjetër është kërkesë e mirë po të ishte afatgjate”.“Qeveria duhet ta marrë më seriozisht këtë gjë dhe të krijojë më shumë mundësi të subvencionim të energjisë elektrike që të sigurojë furnizim të rregullt dhe çmimet për energji të mos rriten dhe të mos bëhen të papërballueshme për qytetarë gjatë dimrit”, tha Ymeri.

Ai vlerëson se po të mos ishte NATO në Kosovë, siguria në Ballkan do të ishte më e brishtë. Tutje, ai tha se Qeveria në Kosovë duhet të investojë në përfundimin e dialogut e jo në një diskurs që flet për pasiguri, raporton EO.“Mendoj që siguria në Ballkan natyrisht që do të kishte me qenë shumë më e brishtë po të mos ishte NATO. Qëllimi i Kurtit që Serbia të paraqitet si luftë nxitësja që po i bëhet dëm Kosovës”.“Edhe Qeveria në serbi dhe presidenti i Serbisë duhet ta ketë një qasje ndryshe karshi çështjes së paqes rajonale veçanërisht marrëdhënieve me Kosovën. Por Qeveria në Kosovë duhet të investojë në përfundimin e dialogut sesa të investojë në një diskurs që flet për pasiguri”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.