FIDANISHTJA

LDK: Skandal i madh, katër ministri e kanë 0 % realizimin e buxhetit për investime kapitale

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Është skandal i madh që katër ministri e kanë 0 % realizimin e buxhetit për investime kapitale. Sipas Raportit Financiar të Thesarit të Republikës së Kosovës, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, investimet kapitale kanë qenë vetëm 9% apo më i ulëti në dhjetë vitet e fundit.

Ky raport shpërfaq me fakte dhe numra paaftësinë qeverisëse të pushtetit.

Ndërkaq, mosefikasiteti i Qeverisë në realizimin e projekteve kapitale po përkthehet me rënie ekonomike, mbyllje biznesesh, humbje të vendeve të punës, rritje të varfërisë si dhe dëmtim zinxhiror në të gjitha fushat e kapluara nga kriza.

ë vijim gjeni të dhënat konkrete për mosrealizimin e investimeve kapitale nga Qeveria:

Ministria e Ekonomisë, me buxhet vjetor për investime kapitale prej 16,154,144 euro i ka shpenzuar 0 % . Ekonomia nuk e duron populizmin, sepse gjithçka që shumëzohet me zero – zero mbetet.

Ministrisë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nga 4,470,000 euro, realizmin e ka zero.

Pra, Qeveria zgjedh të investojë zero për Industrinë, zero për Ndërmarrësinë dhe zero për Tregtinë.Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, por edhe Ministria e Zhvillimit Rajonal kanë realizuar 0% buxhet për investime kapitale.

Kështu që, 38 komuna kanë zero realizim në investime kapitale.Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nga 103,291,413 euro ka arritur te realizojë vetëm 1% ose 587,211 euro. Për 47 projekte të rëndësishme realizimi është zero.

Është kontradiktore dhe e çuditshme se si kryeministri një javë më parë përmendte luftën, ndërsa investon vetëm 5% të buxhetit për investime kapitale në Ushtrinë e Kosovës. Do të thotë nga 53,936,000 euro për investime kapitale, Ministria e Mbrojtjes ka ekzekutuar vetëm 2.820.457 euro, duke e lënë kështu Ushtrinë e Kosovës pa armatim, pa pajisje dhe pa sisteme të mbrojtjes.

Fatin e ngjashëm e ka edhe Ministria e Punëve të Brendshme, me ç’rast realizon vetëm 12% nga buxheti prej 44,139,003 euro për vitin 2022.

HW

Në këtë mënyrë, qeveria duke mos i përdorur mjetet financiare që i ka në dispozicion nuk po i përmirëson kushtet e punës për policët e Kosovës.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, nga 15 projekte kapitale, kanë nisur vetëm 2 prej tyre, dhe atë në vlera minimale.

Në këtë ministri, gjatë këtyre 6 muajve, janë shpenzuar vetëm 5 % nga buxheti, më saktësisht, nga 10,063,000 euro janë shpenzuar vetëm 530,702 euro. Me këtë rast, paaftësia qeverisëse po e dëmton rënd shëndetin e qytetarëve.

MASHT ka realizuar vetëm 10 % të buxhetit total për investime kapitale, pra vetëm 2,673,482 euro nga 27,597,054 euro sa ishin paraparë gjithsej.

Ndër të tjera nuk ka realizuar asnjë investim në ndërtimin e çerdheve të planifikuara, gjersa 5 milion euro qëndrojnë të pashfrytëzuara në 6 mujorin e parë të vitit të dedikuara për çerdhet.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, nga buxheti për investime kapitale, në vlerën prej 209 milion euro i ka shpenzuar vetëm 21,611,218 euro, ose vetëm 15%.

Ndërsa nga 20,710,000 euro për investime kapitale për Rini, Kulturë e Sport, Ministria, ka realizuar vetëm 7%.Ministria e Bujqësisë nga buxheti për investime kapitale, prej 6,140,769 euro ka realizuar vetëm 9%, pra edhe të mirat e tokës sonë janë të dënuara me 0 investime kapitale.

Ministria e Jashtme dhe e Diasporës, ka shpenzuar vetëm 2% nga 10,995,000 euro të buxhetit për investime kapitale. Kjo ngecje në implementim është kosto që dëmton përfaqësimin tonë si shtet jashtë.Kjo Qeveri për çdo ditë po e dëshmon se është e paaftë, ndaj dhe është qeverisja e zero-ve!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.