Komuna e Vitisë dhe organizatat e huaja ju dalin në mbështetje investitorëve gjerman
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka zhvilluar sot një takim pune me përfaqësues të kompanisë Wegener industrie Consulting GMBH dhe përfaqësues të Projektit për Aftësitë për Punësim Rural (APR)-Helvetas Swiss Intercooperation si dhe GIZ-it, Gjerman.
Ky takim u mbajt me qëllim që të gjenden forma të mbështetjes së kompanisë Wegner, për fillim të suksesshëm të punëve në këtë ndërmarrje të tekstilit e cila pritet të hapët së shpejti në Komunën e Vitisë, e ku do të punësohen mbi 450 punëtorë.
Në kuadër të këtij takimi përfaqësuesit e APR-së dhe GIZ-it u interesuan për mbështetjen që mund të ofrojnë këto dy organizata kompanisë Wegner konkretisht në ngritjen e kapaciteteve të fuqisë punëtore.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se komuna të cilën ai e drejton është e përkushtuar që të mbështes investitorin gjerman në hapjen sa më të shpejt të kësaj fabrike e cila do të ndikon në uljen e shkallës së papunësisë sidomos të gjinisë femërore në këtë komunë.
Ai ka falënderuar organizatat APR dhe GIZ për gatishmërinë që kanë shprehur ato që të ndihmojnë atë në këtë proces . E Horst Wegener, nga kjo kompani u shpreh se në rast se kanë mbështetjen nga Institucionet qendrore ata janë të gatshëm që të shtojnë kapacitetet prodhuese në këtë fabrikë me çka do të rritet edhe numri i të punësuarve./rajonipress/


