UBT

Ibrahimi: Mungesa e Bordit të OShP-së, shkaktarë për përqindjen e ulët të investimeve kapitale

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, konsideron se mungesa e funksionalizimit të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), është fajtore për rënien e ulët të investimeve kapitale, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Ibrahimi thotë se mungesa e këtij bordi ka shkaktuar dëme të mëdha, dhe si pasojë e saj vetëm 11 për qind e mjeteve janë investuar në projekte kapitale.

Mobi Casa

“Është për keqardhje që vetëm 11 për qind e mjeteve financiare janë investuar në investime kapitale. Komunat kanë shprehur keqardhje për këtë përqindje kaq të ulët, problemet kryesore janë mosfunksionalizimi i Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), të cilat janë identifikuara nga kryetarët e komunave, sepse aty janë deponuar shumë ankesa nga operatorët ekonomik privat dhe këto ankesa nuk ka pasur kush t’i shqyrtojë, pra faji është ekskluzivisht i nivelit qendror për mosfunksionalizimin e bordit të OSHP-së, shumë projekte dhe investime do të përmirësonin jetën e qytetarit nuk ka ndodhur”, tha ai, teksa pret që ky bord të funksionalizohet sa më parë pasi janë përzgjedhur nga Kuvendi i Kosovës.

Krahas këtyre probleme, Ibrahimi thotë se edhe rritja e çmimeve në vend, i ka pamundësuar operatorët ekonomik t’i nisin projektet e parapara.“Rritja e çmimeve është problem tjetër. Kemi pas takime me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Aleancën Kosovare të Bizneseve, i kemi dëgjuar hallin e këtyre komuniteteve dhe me këto çmime të cilat kanë qenë të parapara, operatorët ekonomik po hezitojnë të fillojnë zbatimin e tyre. Në përgjithësi mund të themi se Qeveria është fajtorja kryesore përse është kjo përqindje kaq e ulët në investime kapitale”, thotë Ibrahimi për EO.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.