Hidromorava

Çmimet problematike të barnave në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Çmimi i ilaçeve që gjenden barnatore, nuk qëndron asnjëherë i njejtë.

Problem i madh po konsiderohet të jenë edhe çmimet e barnave.

Kjo vjen si rezultat i shitësve të barnatorëve.

Produktet farmaceutike janë mjaftë të nevojshme për qytetarët, mirëpo për qytetarët e Kosovës çmimet janë të papërballueshme.

Çmimet po vendosen varësisht nga dëshira e shitësit për përfitime personale.

Kjo dukuri u përmend edhe gjatë seancës së djeshme (29 korrik 2022), në Kuvendin e Kosovës.

Jo të gjithë deputetët e miratuan Projektligjin për rregullimin e çmimeve të barnave dhe produkteve medicinale.

Andaj Kuvendi i Kosovës nuk e miratoi këtë Projektligj.

Fundamenti

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ishin ata të cilët nuk e përkrahën iden e partisë opozitare më të madhe në kuvend- PDK, për rregullimin e këtyre çmimeve.

Sipas memorandumit, Kosova ka blerë mbi 6 milionë euro barna spitalore më shtrenjtë këtë vit, e që kjo shifër i ka detyruar të paguajnë qytetarët deri në 10 milionë euro më shumë.

Sipas VV-së këtë ligj është duke e hartuar Ministria e Shëndetësisë.

Për rregullimin e çmimeve do të merren: Komisioni për Çmime të Produkteve Medicinale, Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Oda e Farmacistëve, Fondi i Sigurimeve dhe anëtarë vëzhgues nga shoqëria civile.

Në vitin 2019 janë përditësuar rregullimet e çmimeve, e që nga ajo kohë nuk ka pasur rishikim të kësaj dukurie.

Më 26 korrik. Ministria e Shëndetësisë e ka paguar rreth 280 për qind më shtrenjtë produktin paracetamol 1 gr për injeksion, në krahasim me vlerën në tregun me pakicë.

Ministria e Shëndetësisë gjatë vitit 2018, për shkak të çmimeve më të larta në treg, i ka ndërprerë me shumicë kontratash për furnizime./RTV Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.