Preteni: Përgjegjësia kryesore pse nuk po luftohet korrupsioni është çështje e prokurorive dhe gjykatave
Hasan Preteni, ish-kreu i Agjencisë Antikorrupsion, thotë se është për të ardhur keq, për të gjitha institucionet, për qytetarin e Kosovës në veçanti, se ne udhëheqësit e institucioneve, të cilët kemi për mision luftën kundër korrupsionit, kjo dukuri nuk po luftohet e as gjykohet pasi nuk ka përgjegjësi e llogaridhënieje.
“Po na ndodhin raste të tilla. Gjërat nuk po lëvizin në drejtimin e duhur dhe kjo është për të ardhur keq”. “Për të luftuar korrupsionin është Gjyqësori. Edhe në këtë pjesë përgjegjësia kryesore pse nuk po luftohet korrupsioni në masën e duhur është çështje e prokurorive dhe gjykatave”, tha Preteni në një prononcim për Gazetën Kosova Sot
(Kosova Sot)


