ARKATANA

Tenderi për Rrugën e Kombit, prapaskenat që hedhin dyshime

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Dhënia me koncesion e mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës vishet me dyshime. Dokumentet e tenderit tregojnë se, kompania e shpallur fituese “Vendeka Bilgi”, edhe pse parashikon më shumë investime, do të marrë më shumë të ardhura nga qytetarët dhe buxheti. Hijet e dyshimit për këtë koncesion, janë hedhur nga Top-Channel, që disponon dhe dokumentet përkatëse.

“Më konkretisht sipas dokumenteve, në 30 vitet e ardhshme, kompania fituese do të arkëtojë në total 596.1 milionë euro nga koncesioni, nga të cilat pjesa dërrmuese do të paguhen drejtpërdrejt nga qytetarët, ndërsa 72.8 milionë euro do të subvencionohen nga buxheti i shtetit”.

Sipas dokumenteve, kjo shifër është 175.2 milionë euro më e madhe sesa ajo që ka kërkuar konsorciumi i renditur në vendin e dyte, i përbërë nga një grup kompanish shqiptare. Dokumentet tregojnë se, “Vendeka Bilgi” do të marrë më shumë qoftë nga pagesat e drejtpërdrejta të qytetarëve, por edhe nga buxheti.

Sipas tyre, në 13 vitet që do të subvencionohet rruga, buxheti do t’i paguajë kompanisë turke 72.8 milionë euro, kur kompania e renditur e dyta kishte kërkuar gati 8 milionë euro më pak subvencione. Por, çmimi nuk është dyshimi i vetëm i tenderit. Edhe procedurat pas tij ngrenë pikëpyetje.

Në vendimin numër 634 të Këshillit të Ministrave përcaktohet se, çdo ofertues ka të drejtë të ankimojë tenderin brenda një afati 5-ditor nga data e publikimit të fituesit. Por, edhe pse afati po përfundon, Ministria e Transporteve ende nuk e ka publikuar vendimin zyrtarisht, as në faqen e saj dhe as në atë të Agjencisë së Prokurimeve Publike, duke mos lejuar kështu ankimimin e tij.

Përtej këtyre dy pikëpyetjeve, dyshime ngrihen edhe me plotësimin e kritereve teknike. Dy nga kushtet kryesore të tenderit kanë qenë eksperienca e kompanisë në investime të mëdha mbi 20 milionë euro, si dhe administrimi me pagesë i një rruge me gjatësi mbi 60 kilometra. Të dyja këto kushte nuk plotësohen nga kompania fituese, sipas dokumenteve të tenderit.

Kontrata Tri ditë më parë, Ministria e Transporteve në një dalje për mediet shpalli edhe tarifën që do të aplikohet për autoveturat që do të kalojnë në aksin rrugor, por pas saj pati reagime të forta nga shoqatat e biznesit dhe nga opozita.

Ministria ndër tjera konfirmoi që banorët e zonës do të përjashtohen, ndërsa pas dy muajsh do të vendosen edhe çmimet për kategoritë e tjera të mjeteve, sipas itinerarit dhe shpeshtësisë së kalimit në rrugë.

“Tarifa për përdorimin e rrugës së Kombit (Milot-Morinë) është nën mesataren e rajonit dhe se për shpalljen e kompanisë fituese është marrë edhe aprovimi i kompanisë konsulente IFC. Tarifa për rrugën e parë me pagesë në Shqipëri Milot-Morinë është 4.16 euro pa TVSH, ose 3.63 cent për km”, sqaroi ministria.

UBT

Studimi1-Tarifa për përdorimin e rrugës do të jetë 4.16 euro pa TVSh, pra 3.63 euro cent për kilometër, meqenëse rruga është 114.5 kilometra e gjatë. Tarifa për rrugën Milot-Morinë është miratuar në korrik 2014, bazuar mbi rekomandimin e konsulentit IFC. Pavarësisht nga ky fakt, tarifa e përcaktuar për rrugën Milot-Morinë është vetëm 3.7 për qind më e lartë se sa sugjerimi, me një rritje të pa konsiderueshme dhe e konfirmuar nga konsulenti IFC.

Konsulenti, në studimin për taksimin e rrugëve në Shqipëri, ka sugjeruar përdorimin e një tarife prej 3.5 euro cent për kilometër, pa TVSh. Dokumenti është prodhuar dhe miratuar në dhjetor 2015, ndërsa procesi i tenderimit kishte filluar tashmë. Diferenca me vlerën e përcaktuar nga IFC, institucion i Bankës Botërore, është vetëm 3.7 për qind.2- Tarifa për përdorimin e rrugës është nën mesataren e rajonit.

Kështu, tarifa e aplikuar në Greqi varion nga 4.8 deri në 4.97 euro cent për kilometër; në Kroaci 4.94 euro cent për kilometër; në Maqedoni nga 3.33 deri në 4.47 euro cent për kilometër pa TVSH.

Ndërkohë Shqipëria e ka 3.63 euro cent për kilometër. Rishikohet buxheti, ja ku shkojnë fondetMinistria e Financave është në fazat e fundit të rishikimit të buxhetit 2016, që pritet të shkojë së shpejti në qeveri. Sipas Ministrisë, në kahun e të ardhurave nuk do të ketë ndryshime. Plani i të ardhurave për vitin 2016 mbetet rreth 419 miliardë lekë, aq sa është planifikuar në buxhetin fillestar.

Kjo nisur dhe nga fakti që për 6 mujorin plani i të ardhurave është realizuar në masën 102 për qind dhe realizimi pritet të vazhdojë dhe në gjysmën e dytë të vitit. Shpenzimet janë zëri ku do të ketë ndërhyrje, kryesisht rregullime dhe rialokime shpenzimesh dhe ekuilibrimin e investimeve, me synim realizimin 100 për qind si të investimeve të brendshme ashtu dhe të huaja.

Ndryshimi më i madh, sipas financave, ka të bëjë me rialokimin e 4 miliardë lekëve, nga investimet me burime të huaja, për shkak të problematikës që shfaqin disa nga projektet, që kanë probleme administrative, jo terreni. Së dyti, ka disa projekte vendi që kanë nevojë për t’u financuar për t’u kthyer në produkte. Ka projekte që kanë të bëjnë me unazën e Tiranës dhe disa emergjenca të rrugëve që kanë domosdoshmëri për të investuar.

Do të ketë gjithashtu korrektime në disa ministri, kryesisht projekte të vogla në shëndetësi, bujqësi (matrikulimi, spërkatja me pesticide të insekteve) dhe projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me fondin e zhvillimit të rajoneve, shkruan Shekulli.

Një element i rëndësishëm, që financat theksojnë, është që rialokimet e shpenzimeve do të mundësojnë pagesën e detyrimeve të prapambetura, që është edhe detyrim primar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, kryesisht në sektorin e transportit. Janë gati 1.2 miliardë lekë detyrime të prapambetura të krijuara rishtazi nga punimet e infrastrukturës, të cilat do të paguhen të gjitha.