Hidromorava - Gjilan

Arifi: Pa dialog me SHBA-në, Kosova rrezikon të mbetet pa njohje, investime dhe vëmendje politike

/ 3 minuta lexim

Zgjedhja e presidentes së re të Kosovës ka rikthyer vëmendjen te mundësia e rifillimit të dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili është i pezulluar që nga shtatori i vitit 2025.

Megjithatë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka ritheksuar se vazhdimi i këtij procesi varet nga krijimi i kushteve të përshtatshme, përfshirë përmbushjen e zotimeve të Kosovës ndaj komunitetit serb.

Ndonëse presidentja e re ka kërkuar rifillimin e dialogut gjatë takimit me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, nga Uashingtoni ende nuk ka sinjale konkrete për kohën e mundshme të rikthimit të tij.

AR Katana

Ndërkohë, njohësit e zhvillimeve politike dhe ish-diplomatët vlerësojnë se përmirësimi i marrëdhënieve me SHBA-në kërkon angazhim më të madh institucional dhe diplomatik, duke theksuar se pezullimi i dialogut mund të ketë pasoja për Kosovën.

Ish-kryenegociatori për dialog, Avni Arifi ka folur për “Front Online” lidhur me çështjen e dialogut dhe marrëdhëniet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, duke thënë se përmirësimi i raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i domosdoshëm për rikthimin e dialogut.

Arifi ka thënë se sanksionet në politikë shpesh shërbejnë si nxitje për shtimin e veprimeve që synojnë heqjen e tyre.

“Në politikë, arsyet e vendosjes së sanksioneve shpeshherë shërbejnë si bazë për rritjen e veprimeve që kërkohen për t’i hequr ato. Sigurisht se, për ta rivendosur këtë dialog, ne duhet të vendosim dialog me administratën amerikane. Dialogu në këtë nivel është afër zeros”, ka deklaruar Arifi.

Ai ka vlerësuar se ekziston mundësia që presidentja e Kosovës të luajë rol në përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët, por tha se mbetet të shihet se sa hapësirë do t’i krijojë Qeveria për këtë qëllim.

“Pritje janë, por është edhe një shans që presidentja të marrë një rol në restaurimin e raporteve me aleatët, por çfarë hapësire i krijon Qeveria, mbetet të shihet”, ka thënë ai. Sipas Arifit, përkeqësimi i marrëdhënieve me aleatët ka pasoja për Kosovën. “Nuk ka njohje, nuk ka investime të huaja dhe nuk ka asnjë përqendrim politik te Kosova”, ka theksuar Arifi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.