Uji Dea

LDK: Qeveria po e pasuron vetveten duke varfëruar qytetarët, propozojmë heqjen e akcizës për naftë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shprehur shqetësimin për rritjen enorme të çmimeve të naftës. LDK-ja paralajmëroi se do të thërrasë debat parlamentar për këtë çështje, ku do të propozojnë heqjen e akcizës së naftës dhe uljen e TVSH-së në produkte esenciale, raporton Ekonomia Online.

Përmes një konference për medie të enjten, zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se krahas ngritjes së çmimeve në treg, Qeveria po e luan rolin e spektatorit dhe nuk po ndërmerr masa në të mirë të qytetarëve.

Ajo ka thënë se 95 ditë më parë kjo parti i propozoi Qeverisë reduktimin e TVSH-së dhe akcizën e naftës, por thotë se u injoruan.“Jemi vendi më i varfër, me çmimet e naftës më të larta e dhjetëra produkteve bazike. Qeveria po e luan rolin e spektatorit, duek vëzhguar nga larg se si qytetarët po ballafaqohen e papërballueshmerisë së çmimeve. LDK-ja më 7 mars, 95 ditë më parë, propozoi reduktimin e TVSH-së dhe akcizës së naftës. U injoruam nga Qeveria, me arsyetimin se kjo krizë është në të gjithë Evropën. Por Qeveria jonë është e vetmja që nuk ka marrë asnjë masë për të stabilizuar çmimin”, ka thënë Halimi.

FIDANISHTJA

Besian Mustafa, deputet i LDK-së ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti lidhur me mosreagimin ndaj rritjes së çmimeve në produkte bazike dhe atyre të derivateve.

Sipas Mustafës, Qeveria po pasuron vetveten në kurriz të qytetarëve.“Tanimë janë bërë disa muaj që qytetarët po përballen me rritje enorme të çmimeve. U kemi dhënë propozime konkrete për energjinë të cilat nuk u përfillen dhe krijuan kaos e katrahurë. Kemi kërkuar uljen e akcizës në derivate, ndërsa Qeveria nuk pati guxim të ndërmerrte asnjë veprim. Qeveria nga çmimet e larta po vjelë tatime. Nëse për një periudhë të caktuar do të largoheshin TVSH-ja dhe akciza, nafta do të ishte 1.20 euro litri. Kjo qeveri po i merr 60 centë për çdo litër naftë. Teksa çmimet po rriten vazhdimisht, qeveria në bishtë të aeroplanit, nga salla në sallë duke ligjëruar mbi internacionalen socialiste. Qeveria po pasuron vetveten, duke varfëruar qytetarët”, ka thënë Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.