ARKATANA

Berisha: Derisa Kurti po bredhë në dynja, vartësit e tij po bëjnë kërdi në buxhetin e shtetit

/ 2 minuta lexim
HW

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për vizitat e tij jashtë vendit, duke thënë se derisa ai “po bredhë në dynja”, vartësit e tij po bëjnë “kërdi” në buxhetin e shtetit.

Berisha po ashtu ka përmendur ritmin e rritjes së çmimeve në tregun vendor, duke thënë se është bërë tmerri i qytetarit kosovar.

“E përderisa ai është duke bredhur në dynja prej katedre në katedër, që vendin e vet, të cilin nga pozita e opozitarit e paraqiste të shkatërruar për 20 vjet, e nga pozita e qeveritarit e ligjëron si storie suksesi, vartësit e tij në Kosovë janë duke bërë kërdinë në buxhetin e Kosovës ndërsa ritmi i rritjes së çmimeve është i bërë tmerri i qytetarit kosovar”, ka shkruar ai në Facebook.

UBT

Tutje, ka thënë se kreu i ekzekutivit që dikur “nuk ka lënë gurë pa lëvizur dhe nuk ka lënë kënd pa gjuajtur me gurë, për të ardhur në pushtet”, tash po refuzon deri në sabotim që të merret me problemet e vendit të vet.

“E përkthyer në realitet, ai Kosovën është duke e dëmtuar për çdo ditë përderisa vetes është duke ia plotësuar, siç e tha një deputet i tij, ëndrrat e dëshirat personale hiç më pak se nga pozita e kryeministrit”, ka shtuar Berisha. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.