United Hospital

Hoxhaj bën thirrje të mundësohet tërheqja e Trustit: Qytetarët s’mund ta përballojnë koston e jetesës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se ka përsëritur kërkesën për lejimin e tërheqjes së mjeteve të Trustit nga qytetarët.

Krejt kjo ngase sipas tij, Trusti është kursim individual dhe çdo qytetar ka të drejtë të ketë qasje që këto mjete dhe t’i përdorë në një kohë të caktuar.

Madje, ai tha se nëse Qeveria nuk ka mundësi që të ndërmarrë masa për t’i mbështetur qytetarët e Kosovës e vetmja mundësi që mbetet është qasja në Trust.

Mobi Casa

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pohon se për shkak të ndryshimeve ekonomike në botë për shkak të pandemisë e luftës në Ukrainë, qytetarët e Kosovës nuk mund ta përballojnë koston e jetesës.

“Trusi është kursim individual dhe në çdo vend perëndimor ai qytetar, i cili kursen në mënyrë individuale ka të drejtë të ketë qasje që këto mjete t’i përdorë në një kohë të caktuar për shkak të luftës në Ukrainë dhe për shkak të inflacionit dhe për shkak të ndryshimit të ekonomisë botërore si pasojë e luftës së pandemisë është jetike që qytetarët të kenë qasje në Trust”.“Unë kam qenë gjatë në Qeveri dhe vazhdimisht ka rrethana të reja. Dhe natyrisht kur je në Qeveri vendimet i merr në përputhje me ndryshimin e rrethanave. Qytetarët e Kosovës nuk mund ta përballojnë koston e jetës sot”.“Unë kam qenë në disa vende evropiane dhe atje qeveritë ndërmarrin masa që të mbështesin qytetarët për shkak të rritjes së kostos të çmimeve në çdo fushë. Nëse Qeveria nuk ka mundësi që të marrë paketë për ti mbështetur qytetarët e Kosovës e vetmja mundësi që mbetet është qasja në Trust”, tha Hoxhaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.