Mobi Casa

Abdixhiku kërkon të reduktohet akciza në derivate dhe TVSH-ja në produkte bazike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumur Abdixhiku, i ka bërë thirrje Qeverisë që të reduktohet akciza në derivate dhe TVSH-ja në naftë dhe produkte bazike.

Këtë thirrje kreu opozitar e ka bërë pas paralajmërimeve se në Kosovë brenda kësaj jave pritet të ketë sërish rritje të çmimit të derivateve.

“E kishim propozuar më 7 mars, plot tre muaj më parë, reduktimin e TVSH-së e të akcizës në naftë, për të njëjtat efekte që shihen në Gjermani sot. Ishim injoruar me arsyetimin se kriza është e njëjtë nëpër Evropë”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetin social Facebook.

“E njëjtë është kjo krizë – natyrisht – por masat që kanë ndërmarrë e po ndërmarrin qeveritë evropiane janë të ndryshme. Asnjëra nga to nuk vështron për të mosvepruar si kjo e Kosovës. Për ta thënë të njëjtën gjë sërish tre muaj më pas: Të reduktohet akciza në derivate. Të reduktohet TVSH në naftë dhe produkte bazike”.

HW

Sipas tij, Qeveria e Kosovës po vazhdon ta injorojë krizën e cila është e papërballueshme për qytetarët.

“Çmimet e naftës vazhdojnë të mbesin të larta, e si pasojë dhe të dhjetëra produkteve bazike në Kosovë”.

Abdixhiku ka përmendur vendimin e Qeverisë gjermane si shembull se si duhet vepruar për të ulur çmimet.

“Me qëllim të lehtësimit të përballueshmërisë për qytetarët më të pasur evropian, Qeveria gjermane nga 1 qershori i këtij viti ka reduktuar akcizën dhe barrën tatimore në naftë për 35 cent. Efektet e rënies së çmimeve u panë dy ditë më pas; dje dhe sot përkatësisht”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.