ARKATANA

Plaçkitësit jashtë pushtetit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zhbërja e monopoleve dhe zhbllokimi i konkurrencës. Partitë duhet të dëshmojë programe dhe kapacitete

Sipas Haki Shatrit, nëse dominojnë tipa njerëzish, që në shpirtin e tyre e kanë hajninë dhe krimin ekonomik, e plaçkën, kjo do të jetë e kotë, edhe nëse opozita bëhet pozitë, nëse ajo e merr atë kategori njerëzish dhe ata do të vazhdojnë me të njëjtën “këngë”, sikurse pozita e tashme aktuale PDK-LDK

Pa reformimin e partive kosovare, përfshirë edhe këto që janë në opozitë, nuk priten ditë shprese për ngjalljen e ekonomisë në Kosovë. Kështu vlerësojnë analistë dhe përfaqësues të bizneseve në vendin tonë, të cilët drejtojnë akuza ndaj koalicionit aktual PDK-LDK, por nuk kursejnë kritika as ndaj partive në opozitë, sidomos ndaj atyre që e treguan veten sa ishin në pushtet. Këshilla që e dhanë njohësit e kësaj fushe për opozitarët e sotëm është se nëse ata do të dalin fitimtarë në zgjedhjen e paralajmëruara vitin e ardhshëm, duhet të shkëputen nga e kaluara dhe në postet kyçe të emërojnë njerëz të ndershëm dhe me tradita familjare e atdhetare, me kushtin që ata duhet edhe që të jenë ekspertë të fushave, ku do të emëroheshin. Lideri i AKB-së, Agim Shahini, vlerëson se është shumë e vështirë të vlerësohet se si do të reagonte opozita ndaj monopoleve, ndaj konkurrencës së dëmtuar dhe të këqijave të tjera që e kanë mbërthyer vendin. I pari i AKB-së tha se pa reformimin jo vetëm të pushtetarëve aktualë, por edhe pa një reformë rrënjësore të opozitës është e vështirë të ketë ndryshime serioze.

FIDANISHTJA

Njerëzit e zotë të emërohen në postet ekzekutive

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri (AAK), tha se secili koalicion qeverisës kur e merr pushtetin, në radhë të parë duhet ta respektojnë Kushtetutën e vendit tonë, sepse ekonomia e vendit është përcaktuar për një ekonomi të tregut lirë të tregut dhe të konkurrencës së lirë. “Pra, duhet që të respektohen rregullat e Ligjit të tregut mbi konkurrencën. Prandaj, çdokush që nuk po i respekton këto, kjo do të thotë se e ka shkelur Ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh më tej ai, duke ua hedhur fajin për lejimin e monopoleve partive në pushtet. “Mendoj se nëse cilado parti pas zgjedhjeve do të marrë votat që të qeverisin me vendin si duhet, pikësëpari asaj i nevojitet që në radhë të parë të përzgjedhin personalitete dhe individë, që në shpirtin e tyre nuk e kanë në planin e parë hajninë, korrupsionin dhe krimin ekonomik dhe lakminë”, theksoi ai. Sipas Shatrit, nëse dominojnë tipa njerëzish që në shpirtin e tyre e kanë hajninë dhe krimin ekonomik, e plaçkën, kjo do të jetë e kotë, edhe nëse opozita bëhet pozitë nëse ajo i merr atë kategori njerëzish që janë rrugaçë dhe ata do të vazhdojnë me të njëjtën këngë, sikurse pozita e tashme aktuale PDKLDK. “Edhe kjo pozitë që është në pushtet që po të kishin emërtuar në postet kyçe njerëz dhe personalitete me një të kaluar familjare dhe individuale e profesionale dhe me një disponim shumë më të sinqertë ndaj çështjes së vendit, edhe ata do të mundnin që të qeverisnin si duhet”, pohoi Shatri./kosova sot/