ARKATANA

‘Trepça’ edhe një dështim sivjet

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ekspertë dhe deputetë akuzojnë politikën dhe parapolitikën, si dhe ekzekutivin e paaftë, për t’i dhënë një rrugëdalje ndërmarrjes, që është në prag të falimentimit.

Qeveria harron detyrimet për kombinatin metalurgjik

Paralajmërohet shtyrja e Ligjit për vitin e ardhshëm

Ekspertë dhe deputetë akuzojnë politikën dhe parapolitikën, si dhe ekzekutivin e paaftë, për t’i dhënë një rrugëdalje ndërmarrjes, që është në prag të falimentimit

Qeveria e ‘Isa Mustafës’ e ka harruar fare Projektligjin dhe strategjinë për Kombinatin “Trepça”. Me gjithë premtimet e bëra deri më tash nga ajo që po duket, Qeveria nuk po bën asgjë për kombinatin metalurgjik, ndaj edhe miratimi i këtij projektligji dhe strategjisë për këtë vit mbetet mister, pasi që Komisioni për zhvillim ekonomik e ka mbaruar punën e vet, kurse tash fati i ligjit dhe strategjisë ka mbetur në duar të Qeverisë. Por, duket se vështirë do të arrihet kjo, kurse bindjen e gazetës edhe më shumë e ka forcuar heshtja zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës dhe zyrtarëve të MZHE-së.

Të dyja palët po heshtin dhe nuk po tregojnë se deri ku kanë arritur punët e MZHE-së dhe Qeverisë së Kosovës në hartimin e projektligjit dhe strategjisë për Kombinatin ‘Trepça’. Bazuar në vlerësimet e ekspertëve të ekonomisë dhe frikës që e kanë shfaqur anëtarët e Komisionit që janë marrë me këtë çështje, gjasat janë se Qeveria ‘Mustafa’, sivjet nuk do të mundet që ta aprovojë projektligjin dhe strategjinë për ‘Trepçën’.

Fundamenti

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik,Tregti dhe Industri, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga koalicioni qeveritar, Muhamet Mustafa (LDK), i pyetur lidhur me çështjen e ish-kombinatit të ‘Trepçës’, për gazetën, “Kosova Sot” tha se si komision në tërësi e kanë mbaruar si është më së miri pjesën e punës që u ka takuar sa i përket projektligjit për “Trepçën”.

Por, deputeti Mustafa nuk ka dhënë sqarime se deri ku kanë arritur me pjesën e vet të punës së vet Qeveria e Kosovës, MZHE-ja dhe ekspertët vendorë e të huaj që janë të angazhuar në hartimin e projektligjit dhe të strategjisë për ‘Trepçën’.

Parapolitika mban peng ndërmarrjen

Eksperti i ekonomisë, Ardi Nokaj, nga ana e tij kritikoi Qeveritë për shuarjen e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave. Sipas tij, ky vendim i Qeverive tregon nivelin e prioritetit që i është dhënë këtij sektori. Ai është i mendimit se kombinatin ‘Trepça’ e kanë mbajtur peng grupet e parapolitikës dhe të politikës, duke mos lejuar zhvillimin e tij, përfshirë edhe pengesat e Serbisë, duke bërë kështu dyshen shkatërruese e jomiqësore kundër ish-gjigantit ‘Trepça’, por edhe të Kosovës. N

okaj vlerësoi se është me dobi për ndërmarrjen “Trepça”, që Qeveria dhe AKP-ja, së bashku me grupin punues për caktimin dhe vlerësimin e rezervave, me grupin punues për çështje të kontabilitetit dhe financave, si dhe me grupin punues për çështje ligjore, të kenë qëndrim unik lidhur me njësitë e ndërmarrjes “Trepça”, që mund të largohen nga moratoriumi.

Ai thotë se miratimi i Projektligjit pa strategji të rimëkëmbjes dhe rizhvillimit të ‘Trepçës’ është e pakuptimtë. “Veç saj edhe Qeveria e Kosovës nuk pati zgjedhje dhe kapacitete që problemet e rënda për ish-sistemin e ‘Trepçës’ të shtohen në mënyrë të drejtë dhe që të vendosin organet kompetente. Ekspertët që merrem me xehe metalurgjike dhe me zhvillime të tjera të tregut ndërkombëtar lidhur me teknologjitë e reja produktet që duhet të dalin me kosto të përballueshme në tregun botëror dhe një zhvillimi të ri, të një fuqie të re punëtore do të bëhej bartëse e zhvillimit të hovshëm e të qëlluar të ‘Trepçës’ “, tha ai./kosova sot/