Arrestohet një person për dhunë në familje në Gjilan
Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë, Stacioni policor në Gjilan sot rreth orës 02:00 ka pranuar një informacion se në Lagjen, “Dardania” në Gjilan është një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin me inicialet P.V.K. (M.K) (1983), i cili dyshohet se në vazhdimësi i kishte kanosur prindërit e tij.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/


