ARKATANA

Meriton Salihu: Jam shumë i lumtur që fituam turneun e Komandantit legjendar “Adem Jashari”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në turneun në kujtim të Komandantit legjendar të UÇK-së, “Adem Jashari”, i cili mbahet për herë të 13-të në fillim të muajit mars, nën organizimin e FFK-së, dhe në kuadër të manifestimeve “Jetojmë për Lavdinë Tuaj”, Kombëtarja e Kosovës në futsall ka mposhtur Shqipërinë me rezultat 6-3.

Edhe pse ishte reviale e vëllazërore të dy kombëtaret treguan angazhim dhe lojë të pëlqyer, por kësaj radhe “Dardanët” e Kosovës treguan lojë më të mirë dhe interesante.

Mobi Casa

Përshtypje të madhe për këtë triumf të Kombëtares së Kosovës, ka bërë njëri ndër futbollistët më të mirë të “Dardanëve”, Meriton Salihu, i cili me mjaft emocione është paraqitur në këtë përballje.

“Jam shumë krenar dhe i priviligjuar që me anë të futbollit kam nderuar legjendën e kombit tim “Adem Jashari”. Të nderosh një legjendë që me tërë familjen e tij u flijua për lirinë e popullit të Kosovës është diçka ikonike dhe e paharruar, do ta mbaj gjatë në mend këtë turne të lavdisë së popullit Kosovar. Ishte shumë emocionuese edhe prezenca e nipit të legjendës Adem Jashari, Hamëz Jashari, i cili është vazhdimësi e kësaj familje patriotike e popullit të Kosovës”, ka bërë të ditur i emocionuar futbollisti Meriton Salihu, i cili me mjaft sukses karrierën e tij në futsall është duke e zhvilluar në shtetin helvetik në Zvicër. Kombëtarja e Kosovës në futsall garat paraeliminatore për Kupën së Botës i zhvillon në fillim të muajit prill në Bullgari, ku do të ballafaqohet në Grupin C me Skocinë, Armeninë e Bullgarinë./rajonipress/