KKVITI

Kosova s’ka puls, vetëm barazim me Slloveninë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Është mbyllur ndeshja në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova ka barazuar pa gola me Slloveninë, shkruan “Gazeta Express”.

Në një ndeshje të zymtë, me pak raste të mira shënimi, Kosova nuk mori më shumë se një barazim ndaj Sllovenisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Kosova rastin më të mirë të ndeshjes e pati në pjesën e parë, dhe atë në minutën e pestë të ndeshjes, përmes Vedat Muriqit, i cili goditi jashtë me të majtën.

Që atëherë, posedimin dhe rastet i pati Sllovenia.

Uji Dea

Më i rrezikshmi nga mysafirët ishte Benjamin Sesko, i cili testoi Arijanet Muricin në disa raste gjatë tërë ndeshjes.

Nga më të mirët në fushë ishte Albian Hajdari i Koosvës, që ishte i pakalueshëm në mbrojtje – madje kjo ndeshje ishte debutimi i tij me fanellën dardane.

Me këtë pikë, Kosova mbetet e dyta në grup, me katër pikë.

E para është Zvicra me nëntë pikë.

Sllovenia i ka dy pikë, derisa Suedia vetëm një./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.