Mobi Casa

Mustafa: Ambienti i përgjithshëm ekonomik është duke u përmirësuar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nëpërmjet rrjetit social Facebook ka thënë se ambienti i përgjithshëm ekonomik në vend, por edhe rregullativ është duke u përmirësuar vazhdimisht dhe kjo do të reflektojë edhe në treguesit kryesor ekonomik.

Ai thotë se në raportin e fundit të Bankës Botërore, Kosova ka shënuar përmirësime të konsiderueshme në qeverisjen rregullative, nga rangimi me notë 2.6, në rangim me notë 4.6 (nota 6 është maksimalja), transmeton Gazeta Express.

Mustafa, vlerëson në detaje transparencën e rregullativës, konsultimet publike, vlerësimin e ndikimit, qasjen në ligje dhe rregullative.

Ky është shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

FIDANISHTJA

“Ambienti i përgjithshëm ekonomik në vend, por edhe rregullativ është duke u përmirësuar vazhdimisht dhe domosdo kjo do të reflektojë edhe në treguesit kryesor ekonomik. Në raportin e fundit të Bankës Botërore, Kosova ka shënuar përmirësime të konsiderueshme në qeverisjen rregullative, nga rangimi me notë 2.6, në rangim me notë 4.6 (nota 6 është maksimalja).

Ky raport vlerëson në detaje transparencën e rregullativës, konsultimet publike, vlerësimin e ndikimit, qasjen në ligje dhe rregullativë dhe mundësia e ndryshimit të rregullativës nga palët e ndikuara. Deri më tani, cdo ndryshim që e kemi bërë për bizneset, e kemi zhvilluar së bashku me bizneset, me qëllim që të adresojmë kërkesat e tyre duke siguruar një ambient të përshtatshëm për bërje biznesi.

Si rezultat i kësaj, tanimë, në matjet e vazhdueshme të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), rezulton se besueshmëria e biznesit për ekonomikë është forcuar në masë të dukshme. Trendet janë më të mira se sa që kanë qenë në periudhat e kaluara kohore, pasi që besueshmëria e bizneseve për të ardhmen po përmirësohet. Po ashtu, kemi një rritje të besimit të bizneseve, por edhe të qytetarëve për mundësitë e punësimit në periudhën e ardhshme kohore.”, shkruan Mustafa në Facebook. /GazetaExpress/.