ARKATANA

Celina bëhet shembull me veprimin e tij për ukrainasit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Bersant Celina është treguar shembull në botë, shkruan “Gazeta Express”.

Futbollisti kosovar e ka kujtuar periudhën kur edhe vetë ishte ndodhur me familjen e tij njëjtë si ukrainasit sot, të cilët u sulmuan ushtarakisht nga Rusia.

E tash, përfaqësuesi kosovar e ka vënë në dispozicion shtëpinë e tij për familjet ukrainase në nevojë.

FIDANISHTJA

“Si një ish-refugjat, do ta vë në dispozicion aparamentin tim në Norvegji për ta strehuar një familje ukrainase në nevojë. Këtë ua kam bërë me dije autoriteteve norvegjeze”, ka shkruar Celina në rrjetet sociale përmes llogarisë së babait të tij, Edvan Celina.

Qindra mijëra ukrainas u larguan nga vendi i tyre pas luftës që filloi katër ditë më parë.

Ata janë strehuar në shtetet përreth si në Poloni, Hungari apo edhe Rumani, por Celina e ka vënë në dispozicion pronën e tij edhe në Norvegji. /Gazeta Express/