ARKATANA

Uzuni në “ekip” me Messin, sulmuesi kuqezi është përzgjedhur mes më të mirëve të javës në MLS

/ 1 minutë lexim
HW

Myrto Uzuni u kthye në këtë fundjavë në heroin e skuadrës së Austin teksa në ndeshjen e javës së 35-të në MLS të ekipit të tij përballë Seattle Sounders, i dha fitoren 2-1 ekipit me një gol në minutën e 6 shtesë.

Paraqitja e tij ka bërë që sulmuesi të zgjidhet nga MLS në ekipin e javës. Për Uzunin është hera e tretë që kur ka zbarkuar në SHBA që bëhet pjesë e ekipit të javës, edhe këtë radhë në stolin e zëvendësuesve të një skuadre që është e mbushur me yje.

FIDANISHTJA

Në 11-shën titullare për shembull në fazën e sulmit janë përzgjedhur Lionel Messi dhe Heung-min Son, ndërsa Almiron e Benteke ishin mes zëvendësuesve në ekipin e javës përkrah sulmuesit shqiptar.

Ky ishte goli i 5-të në 7 ndeshjet e fundit si titullar për Uzunin, i cili po bëhet gjithnjë e më shumë protagonist me klubin i cili lufton për të qenë pjesë e play-off për titullin në MLS në Konferencën e Perëndimit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.