Fundamenti

Ministria e Hotit bën shkelje në tenderë

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

E gjetura tjetër nga ZAP-i për këtë ministri është, Furnizimi me material të pakontraktuar, ku sipas raportit thuhet se “MF-ja ishte furnizuar me 26 artikuj material për zyrë në vlerë prej 2,588 , por të cilat nuk ishin pjesë e kontratës dhe as të dosjes së tenderit.

Vërejtje edhe për mbajtjen e pozitave me u.d.

E gjetura tjetër nga ZAP-i për këtë ministri është, Furnizimi me material të pakontraktuar, ku sipas raportit thuhet se ” MF-ja ishte furnizuar me 26 artikuj material për zyrë në vlerë prej 2,588 , por të cilat nuk ishin pjesë e kontratës dhe as të dosjes së tenderit.

ZAP-i i ka rekomanduar ministrit se “duhet të sigurojë përmes sekretarit të përgjithshëm se janë forcuar kontrollet e brendshme rreth përpilimit të dosjes së tenderit dhe të vlerësimit të ofertave për të siguruar prokurime efektive dhe përzgjedhjen e ofertave më të mira të mundshme”, shkruan Gazeta Kosova Sot

Fundamenti

Në raportin e auditimit, nga ZAPi, për pasqyrat financiare të Ministrisë së Financave për vitin 2015, thuhet se buxheti i final në SIMFK vetëm për programet e MF-it ( përjashtuar buxhetet për DK, ATK dhe kontigjencat e përmendura më lart) ka qenë 24,930,413 , prej tyre janë realizuar 24,207,614Euro apo 97%. Po ashtu, ZAP-i ka treguar se buxheti final për 2015 ishte më i vogël se buxheti fillestar për 36,400,543Euro. Kjo ishte rezultat i ndryshimeve të mëposhtme buxhetore nga ana e Qeverisë, zvogëlimi i buxhetit për paga dhe mëditje në vlerë 18,742,208Euro; zvogëlimi i buxhetit për mallra dhe shërbime në vlerë 1,686,391Euro; zvogëlimi i buxhetit për komunali në vlerë 135,073Euro; zvogëlimi i buxhetit për subvencione dhe transfere në vlerë 12,189,622Euro; dhe zvogëlimi i buxhetit për investime kapitale në vlerë 3,647,249Euro. Sipas Ligjit të buxhetit për vitin 2015, në buxhetin e MF-it ishin të përfshira edhe buxhetet për kontigjencat për kompensimin veteranëve të luftës prej 10,000,000Euro, dhe kontigjencat për pagat e minoriteteve prej 3,019,090Euro. Këto fonde ishin pjesë e buxhetit final të MF-së, dhe për vitin 2015, Qeveria nuk kishte marr vendim për transferimin këtyre fondeve”thuhet në këtë raport të ZAP-it për këtë ministri.

Mosrespektimi i kritereve në prokurim ZAP-i thotë se kishte pasur dobësi në prokurim, ku sipas këtij raporti vlerësimi i ofertave nga komisionet vlerë- suese nuk ishte kryer në pajtueshmëri me kërkesat e Ligjit të Prokurimit Publik dhe si pasojë dhënia e kontratave ishte bërë në mungesë të Operatorëve Ekonomik (OE) të përgjegjshëm. Në dy (2) aktivitetet e prokurimit të cekura më poshtë ofertat e OE-së nuk ishin vlerësuar si duhet, në veçanti nuk janë respektuar kriteret e përcaktuara në dosje të tenderit si dhe korniza ligjore e LPP-s?. Aktiviteti i prokurimit “Mirëmbajtja dhe servisimi i pajisjeve të IT”. Sipas njoftimit për kontratë nga OE-të kërkohej që për tre vitet e fundit (2012-13-14) të kenë të kryer së paku tre kontrata për shitje dhe mirëmbajtje të klimatizimit industrial dhe konvencional. Përkundër kësaj, kontrata i është dhënë ofertuesit i cili kishte dëshmuar vetëm dy nga tre kontratat e kërkuara. Aktiviteti i prokurimit “Rishikimi i sistemit aktual të regjistrimit të bizneseve me qëllim të krijimit të një numri unik të biznesit”. Në njoftimin për kontratë dhe sipas dosjes së tenderit, kërkohej nga OE që ekspertët e propozuar të kenë 10 vite përvojë pune ndërkombëtare, rajonale ose të brendshme në ofrimin e shërbimeve të konsulencës për sistemin e regjistrimit të bizneseve dhe unifikimin e sistemeve për identifikim të bizneseve. Mirëpo, kriteri i përvojës ishte i specifikuar në një fushë të ngushtë të ekspertizës. Si pasoj, komisioni vlerësues nuk e kishte sigurinë e mjaftueshme nëse ekspertët e propozuar e plotësonin këtë kërkesë.

Menaxhim i dobët i burimeve njerëzore ZAP-i thotë se kishte mangësi edhe në menaxhimin e burimeve njerëzore, ku sipas raportit thuhet ” Mbulimi i pozitave me Ushtrues Detyre (UD) për periudhë më të gjatë se kërkesat ligjore. Sipas Ligjit për Shërbimin Civil në nenin 30″ zëvendësimi i nëpunësit civil në rast të mungesës” në pikën 4 ceket se “Në rast të mbetjes së një pozite të lirë në shërbimin civil, ushtruesi i detyrës nuk mund të emërohet më gjatë se tre (3) muaj”. Pozita e drejtorit të departamentit ligjor është mbuluar me UD nga data 11.09.2013 duke e tejkaluar limitin e lejuar prej 3 muaj për një kohë të konsiderueshme. Gjithashtu me UD mbulohet edhe pozita udhëheqëse e divizionit te politikave fiskale. Ne duhet të theksojmë që, MF ka shpallur konkurse për këto pozita tri herë megjithatë përkundër përpjekjeve ende nuk ka arritur të bëjë zgjidhje të përhershme. Organizimi dhe sistemimi i brendshëm i të punësuarve nuk ishte në pajtim me numrin e aprovuar të personelit sipas ligjit të buxhetit. Pagesa e pagave për shtatë (7) të punë- suar në kabinetin e ministrit nuk bëhej nga buxheti i sektorit përkatës, por nga departamenti i i administratës. Sipas Ligjit të buxhetit për 2015 neni 10- limitet në zotime dhe shpenzime, asnjë organizatë buxhetore nuk mund të tejkaloj numrin e pozitave të punësimit në nivele të nën-programit për nivelin qendror në asnjë kohë gjatë vitit fiskal 2015″. E gjetura tjetër nga ZAP-i është edhe mos përdorimi i programit e-pasuria, ku thuhet se ” Administrata e MF-it nuk kishte mbajtur evidenca për gjendjen e stokut në sistemin kontabël e-pasuria. Më tutje, Thesari në sistemin kontabël kishte regjistruar vetëm pasurinë e blerë nga viti 2014 dhe 2015 por jo edhe pasurinë nga vitet e mëhershme. ZAP-i ka thënë se Ministri i Financave i ka marrë në konsideratë dhe është pajtuar me të gjeturat e detajuara dhe konkluzionet e auditimit, si dhe është zotuar se do t’i adresojë rekomandimet e dhëna.

(Kosova Sot)