Hidromorava

Azemi: Paga minimale të jetë 400 euro, mbi 200 mijë punëtorë aplikuan për viza pune

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, ka thënë se s’do të pajtohen me asnjë pagë minimale nën 400 euro, raporton Ekonomia Online.

Azemi ka përmendur edhe diskutimet me MSH-në që edhe për punëtorët teknik në spital të ndahen shtesa ashtu si për mjekët e infermierët. E një gjë e tillë sipas tij nuk është realizuar as pas shtatë muajsh negociata.

“Nuk guxoj të them se cili do të jetë propozimi i kryeministrit për pagën minimale. Njëherë pati thënë 350 euro e më pas 250. Ne nuk duam të flasim se për cilën shumë e ka fjalën. Ne bëjmë me dije që nëse duhet biseduar për pagën minimale duhet me përfaqësuesit e sektorit privat dhe jo të tjerët. Neve nuk na pajton çfarëdo page që është nën 400 euro edhe pse kjo pagë është shumë e vogël”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp të mërkurën.

Hidromorava

“Ne si punëtor të sektorit privat kemi kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që edhe punëtorët teknik që punojnë në spitale, ambulantë dhe QKMF të na japin një konfirmim se edhe këtyre punëtorëve duhet që t’u jepet një shtesë prej 60 euro sikur mjekëve, infermiereve dhe të tjerëve. Edhe pas shtatë muajsh nuk kemi një vendim se a do të ja japin apo ji”, tha më tutje ai.

Më tutje Azemi tha se vetëm në katër muajt e fundit mbi 200 mijë punëtorë kanë aplikuar për viza pune jashtë Kosovës.“Më shumë se 200 mijë punëtorë bren 4 muajve kanë aplikuar për viza pune që të dalin jashtë. Çfarë është më e rënda është se në vitet e kaluara kemi pasur ikje të të rinjve pa ndonjë profesion apo që nuk kanë qenë të angazhuar diku në procesin e punës, ndërsa në vitin e punës kemi ikje të punëtorëve të profesioneve të caktuara”, tha ai.