Hidromorava

Gjilani mposht Juniorët e Feronikelit për të marrë kreun e tabelës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Gjilani ka mposhtur Feronikelin tashmë i cili është dorëzuar nga gara për mbijetesë me rezultat 1-3. Skuadra e Feronikelit në këtë ballafaqim është paraqitur me skuadër të Juniorëve sa për të qenë ma korrekt gjerë në fund të garave të Superligës.

“Bardhekuqët” e Gjilanit në pjesën e parë kanë përmbyll me rezultat 0-1, me golin e Blerim Krasniqit në minutën e 9.

Në minutën e 80-të, pas një tollovie në zonë mbrojtësi Arbër Prekazi shënon duke ngrit epërsinë në 0-2.

UBT

Dy minuta më vonë Edison Kqiku nga distanca shënon për rezultatin 0-3. Të rinjët e Feronikelit arrinë të shënojnë golin e nderit në minutën e 88, golashënues ishte Brahim Cërvadiku 1-3.

Me këtë fitore Gjilani rimerr kryesimin në tabelë me 39 pikë. Në javën e 21-të, Gjilani është nikoqirë i Dukagjinit.