Arrestohet personi i dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike
Viti – Drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan, njësiti për reagim të shpejt (NJRSH ) derisa ishte në pikë kontrolli në Fshatin Drobesh të Vitisë ka ndaluar veturën Opel me targa vendore 06 ku ishin vozitësi dhe një pasagjer.
Gjatë kontrollit fizik tek i dyshuari pasagjer F.S. i janë gjetur dy qese plasmasi me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë prej 15.09 gram.
Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit F.S, 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtjeje për 48h orë.
Rasti procedohet në Prokurorin Themelore njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/


