Mëkat! Kosova e lëshon fitoren nga duart ndaj Austrisë
Kombëtarja e Kosovës ka barazuar me kombëtaren e Austrisë, në Prishtinë.
Ndeshja e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, mes Kosovës dhe Austrisë, përfundoi 1-1 pas 90-të minutave.
Pjesa e parë ishte pa raste të mira shënimi e pa gola.
Kosova ishte e para që doli në epërsi në këtë përballje, në pjesën e dytë.
“Dardanët” shënuan golin e parë në ndeshje, me anë të Fisnik Asllanit, që shënoi në minutën e 70-të.
Asllani shënoi me një goditje precize, pas një super-asistimi të Edon Zhegrovës.
15 minuta zgjati gëzimi i Kosovës, pasi Austria barazoi në minutën e 85-të.
Ishte zëvendësuesi Christoph Lang që shënoi me kokë, pas një auti.
Deri në fund, Kosova e pati edhe një mundësi të mirë, mirëpo Ermal Krasniqi nuk arriti të shënojë nga afërsia.
Ndryshime më nuk pati, dhe ndeshja u mbyll 1-1.
Me këtë rezultat, Kosova shkon në kuotën e pesë pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Austria që është e para me tetë pikë./GazetaExpress/


