Uji Dea

Seancë e tensionuar për buxhetin

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, i ka lënë duke pritur dy orë deputetët për shkak të takimeve me ndërkombëtarët. Në këtë seancë të tensionuar është miratuar rishikimi i buxhetit për vitin 2016.

Me 70 vota për, 2 kundër dhe 2 abstenime Kuvendi ka miratuar Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Buxhetin për vitin 2016. Ky vendim është marrë në seancën, e cila ka filluar me dy orë vonesë për shkak të mosprezencës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka zhvilluar takime me ndërkombëtarët. Kjo seancë është karakterizuar me debate e akuza të shumta në mes të deputetëve.

Fundamenti

Ndërsa njëra ndër pikat më të “nxehta” ka qenë futja e specialistëve të Mjekësisë të papunë në buxhet. Me këtë rishikim, buxheti për vitin 2016 është 1 miliard e 635 milionë euro, me ç’rast do të ndahen 7 milionë euro më shumë për veteranët./zeri/