ARKATANA

Sektori 100 milionësh mbetet pa ligj

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Këto institucione kanë 113 milionë euro vlerë të aseteve, ndërkaq vetëm 75 milionë euro kanë të dhëna kredi, çka do të thotë se rreth 40 për qind e mjeteve nuk janë plasuar tek ekonomitë familjare apo ndërmarrjet. Një normë e tillë e interesit, sipas shënimeve të BQK-së, është shumë e lartë apo trefishi i normave efektive të interesit që paguhet te bankat e ndryshme komerciale.

Qeveria i harroi ndryshimet ligjore, Kuvendi justifikohet me mungesë ekspertësh!.

Këto institucione kanë 113 milionë euro vlerë të aseteve, ndërkaq vetëm 75 milionë euro kanë të dhëna kredi, çka do të thotë se rreth 40 për qind e mjeteve nuk janë plasuar tek ekonomitë familjare apo ndërmarrjet. Një normë e tillë e interesit, sipas shënimeve të BQK-së, është shumë e lartë apo trefishi i normave efektive të interesit që paguhet te bankat e ndryshme komerciale,raporton Gazeta Kosova Sot

Qeveria aktuale pati premtuar se gjatë vitit 2015 do të bëjnë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të institucioneve mikrofinanciare, që afarojnë në vendin tonë, por kjo nuk ka ndodhur deri më tash. Kjo ka ndikuar që OJQ-të mikrofinanciare edhe gjatë vitit 2016 e vazhduan aktivitetin e tyre pa bazë ligjore. Komisioni për Buxhet dhe Financa ka qenë i ngarkuar nga Qeveria e Kosovës për rregullimin e Ligjit për veprimtaritë e tyre. Dhe, qysh në fillim të vitit 2015 anëtarët e këtij komisioni kishin deklaruar se ata e kanë prioritet të nxjerrin bazën ligjore, por që kishin dështuar për krijimin e ligjit, i cili do të rregullonte funksionimin e rregullt ligjor. Burimet financiare të 18 institucioneve mikrofinanciare në Kosovë përkatësisht prejardhja e financimit të tyre janë të dyshimta dhe janë shumë jotransparente?, mendojnë njohësit e kësaj fushe. Përfaqësuesi i OJQ-së “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, thotë se askush nuk e di se çka po ndodh me Ligjin për OJQ-të mikrofinanciare. Përfaqësues nga shoqëria civile kishin kërkuar nga legjislativi që mos të nguten me këtë ligj, dhe se në hartim të marrin pjesë edhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Uji Dea

Biznesi me të varfrit Në një raport të përgatitur nga KDI-ja, për punën e këtyre OJQ-ve, thuhet se institucionet përkatëse kanë dështuar tash e 16 vjet që ta rregullojnë këtë fushë. “Për 16 vjet ky sektor ka vepruar në baza stihie të mjegullt të errëta me shumë të panjohura dhe askush nuk ka arritur që të rregullojë së paku ose ta vërë në kontroll rolin e tyre, punën e tyre. Ato vazhdojnë të jenë OJQ, në ndërkohë bëjnë aktivitet ekonomik dhe në fakt shumë herë në kundërshtim me ligjin, sepse japin kredi me kamata, të cilat nuk i lejohen një OJQ-je, sepse OJQ-të kanë për qëllim të përfitimit publik jo individual apo kompanie. Tash e tutje duhet vendosur në kontura, në korniza ligjore dhe korniza të kontrollit të shtetit. Çfarë realisht po ndodh me to, çfarë realisht do të ndodhë me to, sepse duhet menduar edhe nëse mendohet që ato të shuhen ose eventualisht të gjendet ndonjë formë tjetër duhet të mendohet çka të bëjmë me atë kapital, sepse ato e kanë marrë nga të varfrit e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e KDI-së. Ata kanë shtuar se OJQ-të mikrofinanciare në fillim kanë ardhur në Kosovë si organizata humanitare, edhe pse më pas ato fituan miliona euro nga veprimtaritë e tyre.

Ngecjet në komision Një deputet nga Komisioni për Buxhet dhe Financa thotë për gazetën “Kosova Sot” se arsyeja e zvarritjes së këtyre ndryshimeve në këtë ligj është mungesa e ekspertëve të fushës së OJQ-ve mikrofinanciare. “Gjatë vitit 2015 nuk kanë arritur të nxjerrin bazën ligjore, që ka pasur mungesë të ekspertizës. Nuk kemi arritur t’i amendamentojmë apo ta ndryshojmë Ligjin për mikrofinancat e OJQ-ve, për shkak të mungesës së ekspertëve të kësaj fushe. Jemi në bashkëpunim edhe me GIZ-in, por deri më tash nuk e kemi gjetur dikë që e njeh këtë fushë, që mund të na ndihmojë për të punuar së bashku në ndryshim të ligjit”, thotë ky deputet.

Ndërsa, nënkryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Safete Hadërgjonaj, tha për “Kosova Sot” se kemi pasur zvarritje në miratimin e këtij ligji. Mirëpo, përveç rregullimit të bazës ligjore të OJQ-ve mikrofinanciare ka edhe ligje të tjera, që kanë mbetur pa u përfunduar. “E dini që është pak problematike mes ligjit për OJQ-të, që bien në domenin e një komisioni tjetër. Po, megjithatë ne do të bëjmë punën e mundshme për të pasur në fund një ligj, që do të rregullojë problematikën e këtyre institucioneve dhe njëkohësisht të jetë ligj, që do të bëjë të mundur mbikëqyrjen e këtyre institucioneve”, tha Hadërgjonaj./kosova sot/