Mobi Casa

Kadri Syla qytetarë ilegalist e sportist që do t`i mungon qytetit të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kadri Sylen para disa ditësh papritmas vdekja e ndau në moshën 64 vjeçare. Kadri Syla i cili ishte shembull si qytetarë i devotshëm, sportist, por edhe një kohë afër një decenie në mënyrë ilegale kontribuoi me të madhe për çështjen e popullit shqiptarë.

Kadri Syla ishte një qytetar i devotshëm i qytetit të Gjilanit, ishte i dashur e i respektuar nga të gjitha shtresat e qytetarëve, Kadriu një jetë ja kushtoi komunitetit ku jetoi e veproi.

Kadri Syla ishte një punëtorë i madh i “Rilindjes”, ishte i dalluar i cili dha një kontribut të madh për të informuar popullin shqiptarë në kohërat më të vështira kur pushteti Serbë kishte mbyllur mjetet e informimit.

Mobi Casa

Kadriu gjatë viteve të 90-ta me dashuri e trimëri të rrallë shpërndante gazetat ilegale siç ishin Flaka, Liria, Atdheu, Kosova Republikë, Dielli e shumë revista tjera që në ato kohëra ishin të ndaluara, ndërsa pushteti i dhunshëm serbë për posedimin e këtyre gazetave të burgosnin e të torturonin, por Kadriu ishte sy pa trembur dhe në asnjë moment nuk ju tremb syri duke i bartur këto gazeta në mënyrë ilegale për ta informuar popullin shqiptarë.

Kadriu përpos që ishte një atdhetar i devotshëm, ai ishte edhe një sportist i dalluar në lojën e shahut i cili në mënyrë dinjitoze përfaqësonte komunën e Gjilanit, ne turnirë të ndryshme anembanë Kosovës.

Ishte edhe kampion i Kosovës në lojën e shahut. Kadriu iku shpejt kur askush nuk e priti, vdekja tinëzare e ndau nga familja, farefisi e shoqëria. Familjarëve e qytetit do t`i mungojë me të madhe një njeri çfarë ishte Kadri Syla, i cili ishte njeri i Ilegalitetit i qytetit e sportit./rajonipress/