Meriton Salihu Do të japim gjithçka nga vetja ta kualifikojmë Kombëtaren në “Main Round”
Kombëtarja e Kosovës në futsall në garat kualifikuese për Kampionatin Botëror do të ballafaqohet në Grupin C me Armeninë, Bullgarin, e Skocin në fillim të muajit prill ku do të zhvillohen në shtetin e Bullgarisë.
Edhe pse do të jetë mjaftë vështirë ku nga dy skuadrat e para të çdo grupi do të kualifikohen në “Main Round”.
Njëri ndër futbollistët më të mirë tek “dardanët” Meriton Salihu është mjaftë optimist i cili mbron ngjyrat e skuadrës Zvicrane Futsall Minerva.
“Nuk ka dyshim se grupi është mjaft i fortë por me ardhjen e përzgjedhësit Simitgjiu punët janë duke shkuar mirë dhe shumë besoj në punën e tij profesionale, në radhët e kombëtares tonë kemi futbollist mjaftë të mirë jemi një grup shumë i mirë ku japim gjithçka nga vetja për të mirën e futbollit të Kosovës shpresoj se në këto lojëra edhe pse do të jetë vështirë do t`ja arrijmë qëllimin që të kualifikohemi në “Main Round” për të vazhduar garat më tutje është shprehur futbollisti Salihu
Toni siç e thërrasin të gjithë shpreson se këto kualifikime do të jenë një sprovë edhe më e madhe për karrierën e çdo futbollisti “Shpresoj se do të kemi ndeshje kontrolluese dhe grumbullime më të shpeshta me kombëtaren për tu forcuar në mënyrë tekniko-taktike por jam shumë i sigurt se çdo futbollistë në kombëtaren e Kosovës
do të jep më të mirën e tij”
Meriton Salihu ka edhe një dëshirë jetësore për të mirën e futbollit të Kosovës
“..ëndrra ime është që flamurin e shtetit të Kosovës ta ngrisim lartë të tregojmë se jemi njerëz të zot e të talentuar vetëm së bashku mundemi t`ja arrijmë qëllimin e këtë shteti i Kosovës e meriton pasi që ne kemi gjakun e të pareve tanë të këtij vendi pa marrë parasysh ku jetojmë e veprojmë dhe do të japim gjithçka nga vetja për ta bërë popullin e Kosovës krenar”./rajonipress/


