HW

“Ndoshta do të shkoj në Kosovë si tifoz për ta shikuar ndeshjen”, Xherdan Shaqiri konfirmon se nuk kthehet te Zvicra

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ylli shqiptar Xherdan Shaqiri e ka konfirmuar se nuk do të rikthehet më te kombëtarja e Zvicrës, ndërsa ndoshta do të udhëtojë për në Kosovë për ta shikuar ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës.

Tifozët zviceranë vazhdimisht e kanë kërkuar rikthimin e kapitenit të Baselit që kur njoftoi pensionimin nga “Helvetikët”, megjithatë një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Shaqiri në një intervistë për “Tages-Anzeiger” e ka thënë haptas se nuk do ta shohim më në fanellën e Zvicrës.

“Atëherë do ta them tani: Po e hedhi poshtë (mundësinë që të luajë prapë për Zvicrën)”.

HW

Shaqa gjithashtu shtoi se po konsideron të udhëtojë për në Prishtinë që të shikojë ndeshjen Kosovë – Zvicër.

“Sa e shikon Zvicrën që prej pensionimit? I shikoj thuajse të gjitha ndeshjet, me plot emocione. Ndoshta do të udhëtojë për në Kosovë si tifoz që ta shoh ndeshjen finale të kualifikuesve për Kupën e Botës”.
Në fund, ish lojtari i Liverpoolit dhe Bayern Munichut bëri me dije se nuk po i mungon më fanella e Zvicrës, sidomos disa ndeshje që është dashur një udhëtim i gjatë.

“Ndonjëherë mendoj se çfarë do të kisha provuar në këtë apo atë situatë. E di çfarë mund të arrija ende. Por kjo nuk më ngjall më dëshirë. Dhe kur mendoj për ndonjë udhëtim të rastësishëm në San Marino, Andorra apo Ishujt Faroe, jam me të vërtetë i lumtur që gjërat janë kështu siç janë”, përfundoi ai.

Kujtojmë, në rast që Kosova e mposht Slloveninë dhe Zvicra lëshon pikë ndaj Suedisë, atëherë përballja në “Fadil Vokrri” do të jetë vendimtare se cila kombëtare do të shkojë direkt në Kupën e Botës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.