United Hospital

Mustafi tregon pse zgjodhi Gjermaninë para Shqipërisë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Shkodran Mustafi ka zbuluar arsyen se pse zgjodhi të luajë për Gjermaninë dhe jo për Shqipërinë.

Në një intervistë për Marca-n, qendërmbrojtësi i Levantes zbuloi se e kishte të qartë që nga fillimi se do të luante për Gjermaninë, shkruan Gazeta Express.

FIDANISHTJA

“Kam lindur në Gjermani, e kam pasur gjithmonë të qartë se dua të luaj me ta për shkak të historisë së ekipit gjerman. Për Gjermaninë kam filluar të luaj nga U-15 dhe kam dashur të fitoj gjëra të mëdha”, tha ai.

Mustafi ka patur një karrierë të bujshme, teksa ka luajtur për klubet si Sampdoria, Valencia e Arsenal, ndërsa kishte qenë pjesë e ekipit të Gjermanisë që fitoi Kupën e Botës në vitin 2014. /Gazeta Express/